KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar
AnalizeFinanceSocialeZhvillim

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2026 11:12 am
49 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë historik.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2025 bankat tregtare në vend raportuan 7856 të punësuar, në rritje me gati 10% krahasuar me një vit më parë.

Punësimi në sektorin bankar është rritur për të gjashtin vit radhazi.

Efektin kryesor në rritjen e numrit të të punësuarve për vitin e kaluar vlerësohet se ka ardhur nga përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Megjithatë, edhe përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Veçanërisht vitet pas pandemisë janë karakterizuar nga zgjerim i shpejtë i aktiveve të sektorit, rritje me ritme të përshpejtuara të kreditimit, përmirësim i performancës financiare dhe konkurrencë në rritje mes bankave.

Kjo ka ndikuar në zgjerimin e vazhdueshme të të punësuarve, rritje që vitin e kaluar u përshpejtua ndjeshëm.

Rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit. Gjithashtu, performanca e mirë financiare po mbështet një zgjerim të vazhdueshëm të aktivitetit dhe të punësimit.

Por, një ndikim thelbësor duket se ka pasur rritja e numrit të degëve. Në fund të vitit të vitit 2025, numri i degëve të bankave u rrit në 443, nga 405 që kishte qenë një vit më parë. Edhe këtu efektin kryesor e ka dhënë bashkimi i NOA me ABI Bank.

Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin. Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2025 shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin III 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 152 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 9.7%.

Përveç zgjerimit të rrjetit të degëve, vetë sektori bankar po nis një cikël të ri zgjerimi strukturor, me shtimin e numrit të aktorëve në treg. Gjatë vitit 2025, pritet të nisin aktivitetin dy banka të tjera që kanë marrë miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë, përkatësisht dega e bankës Ziraat dhe Banka Jet. Shtimi i numrit të bankave pritet të sjellë një zgjerim të mëtejshëm të punësimit në sektorin bankar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 shtetas të kërkuar

Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave paraushtarake në Sudan

Ish-ministri ukrainas arrestohet për korrupsion teksa po largohej nga vendi

Emrat e 305 personazheve të famshëm në dokumentet e Epstein, janë publikë

Plani i Rritjes dhe Axhenda e Reformave të Shqipërisë drejt dështimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plani i Rritjes dhe Axhenda e Reformave të Shqipërisë drejt dështimit
Artikulli tjetër Emrat e 305 personazheve të famshëm në dokumentet e Epstein, janë publikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

30 deputetë zviceranë nënshkruajnë REZOLUTË në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Aktuale Bota Fokus Politike Rajoni 16 Shkurt, 2026
Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, mot i paqëndrueshëm deri të premten
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 16 Shkurt, 2026
‘Le Monde’: Mafia shqiptare po e kthen Senegalin në një narkoshtet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 16 Shkurt, 2026
Këshilli i Imunitetit mblidhet më 23 shkurt, për Ballukun
Aktuale Fokus Kryesore Politike 16 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.