KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar
AnalizeFinanceSocialeZhvillim

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2026 11:12 am
425 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë historik.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2025 bankat tregtare në vend raportuan 7856 të punësuar, në rritje me gati 10% krahasuar me një vit më parë.

Punësimi në sektorin bankar është rritur për të gjashtin vit radhazi.

Efektin kryesor në rritjen e numrit të të punësuarve për vitin e kaluar vlerësohet se ka ardhur nga përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Megjithatë, edhe përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Veçanërisht vitet pas pandemisë janë karakterizuar nga zgjerim i shpejtë i aktiveve të sektorit, rritje me ritme të përshpejtuara të kreditimit, përmirësim i performancës financiare dhe konkurrencë në rritje mes bankave.

Kjo ka ndikuar në zgjerimin e vazhdueshme të të punësuarve, rritje që vitin e kaluar u përshpejtua ndjeshëm.

Rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit. Gjithashtu, performanca e mirë financiare po mbështet një zgjerim të vazhdueshëm të aktivitetit dhe të punësimit.

Por, një ndikim thelbësor duket se ka pasur rritja e numrit të degëve. Në fund të vitit të vitit 2025, numri i degëve të bankave u rrit në 443, nga 405 që kishte qenë një vit më parë. Edhe këtu efektin kryesor e ka dhënë bashkimi i NOA me ABI Bank.

Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin. Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2025 shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin III 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 152 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 9.7%.

Përveç zgjerimit të rrjetit të degëve, vetë sektori bankar po nis një cikël të ri zgjerimi strukturor, me shtimin e numrit të aktorëve në treg. Gjatë vitit 2025, pritet të nisin aktivitetin dy banka të tjera që kanë marrë miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë, përkatësisht dega e bankës Ziraat dhe Banka Jet. Shtimi i numrit të bankave pritet të sjellë një zgjerim të mëtejshëm të punësimit në sektorin bankar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plani i Rritjes dhe Axhenda e Reformave të Shqipërisë drejt dështimit
Artikulli tjetër Emrat e 305 personazheve të famshëm në dokumentet e Epstein, janë publikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.