KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Kosovës shpall 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Qeveria e Kosovës shpall 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
KomentRajoniSociale

Qeveria e Kosovës shpall 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2024 6:49 pm
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 23 maji.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky është “një veprim fisnik dhe i duhur në emër të Kosovës”.

“Është veprim…i universales sonë njerëzore dhe i dëshirës sonë për paqe, që të mos harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi, as në Bosnje, e as në Kosovë dhe askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë”, tha Kurti.

Më 2021, Kuvendi i Kosovës e miratoi një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

“Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme e vuajtjes dhe pikëllimit tonë të përbashkët, forcës sonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur dhe përkushtimit tonë për ruajtjen e së vërtetës, paqes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga komuniteti boshnjak.

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga komuniteti serb, i cili e mbështeti këtë vendim, tha se është e rëndësishme të thuhet se “kriminelët dhe gjenocidi kanë emrat dhe mbiemrat e tyre dhe nuk duhet të përgjithësohen për një popull të caktuar, ose një vend të caktuar, por mbi autorët individualë që e bënë këtë, duke mos menduar as për viktimat dhe as për njerëzit e tyre”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një vendim që thotë se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Atëbotë, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti se Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit. Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burim të përjetshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Barcelona refuzon 250 milionë euro, për Lamine Yamal
Artikulli tjetër Egnatia mposhtet në takimin e parë, në Champions, nga skuadra boshnjake

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 17 Korrik, 2026
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 17 Korrik, 2026
Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.