KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Zelandës së Re vendosi që të eleminojë të gjitha macet e egra
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria e Zelandës së Re vendosi që të eleminojë të gjitha macet e egra
AnalizeFokusSocialeTe TjeraZhvillim

Qeveria e Zelandës së Re vendosi që të eleminojë të gjitha macet e egra

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:13 pm
253 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Zelandës së Re ka vendosur një objektiv radikal që deri në vitin 2050 të mos ketë më asnjë mace endacake apo të egër që jeton në natyrë. Qëllimi është mbrojtja e biodiversitetit unik të vendit, siç njoftoi ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Tama Potaka.

Në një deklaratë zyrtare, Potaka bëri të ditur se macet e egra tani hyjnë zyrtarisht në programin ambicioz Predator-Free 2050, strategjia botërisht e famshme e Zelandës së Re për zhdukjen e plotë të grabitqarëve të huaj invazivë. Plani fillestar u hartua një dekadë më parë dhe kishte shkaktuar protesta të forta nga mbrojtësit e kafshëve.

Aktualisht, në disa zona macet e egra kapen dhe izolohen , por tani do të ketë një fushatë shumë më të koordinuar dhe mbarëkombëtare.

Në Zelandën e Re llogaritet të jetojnë më shumë se 2.5 milionë mace endacake. Këto mace mund të arrijnë deri në një metër gjatësi (bashkë me bishtin) dhe deri në 7 kg peshë. Ato konsiderohen ‘vrasëse të ftohta’ dhe kanë shkatërruar plotësisht jetën e egër në shumë zona, duke çuar disa specie vendase në prag të zhdukjes.

“Macja do të trajtohet njësoj si kunadhja, nuselala, miu apo posumi – është një grabitqar vdekjeprurës”, tha ministri Potaka.

Macja shtëpiake (që ka pronar) nuk përfshihet në programin e zhdukjes, por edhe ato konsiderohen kërcënim i madh për shpendët dhe speciet vendase.

Ky vendim ka ndezur debate të forta në një vend që i do shumë macet: Zelanda e Re ka një nga përqindjet më të larta në botë të familjeve me mace shtëpiake, por ligjet për përgjegjësinë e pronarëve kanë qenë gjithmonë të dobëta dhe të paqarta.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FIA rihapi titullin e Formula 1, duke e përjashtuar Norrisin
Artikulli tjetër Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.