KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliard euro në Sazan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliard euro në Sazan
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliard euro në Sazan

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2026 10:25 am
206 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar.

Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation Partners LLC.

Ndryshimet prekin drejtpërdrejt fazën e negocimit dhe përgatitjes së projektit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga investitori zgjatet në 90 ditë nga 60 që ishte më parë, ndërsa periudha për negociimin e marrëveshjes rritet në 120 ditë, me mundësi shtyrjeje edhe për 120 ditë të tjera.

Po ashtu, janë rishikuar edhe detyrat për institucionet shtetërore. Ministrisë së Ekonomisë i jepet më shumë kohë për konsolidimin e pronës dhe kalimin e aseteve tek Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa afatet për përcaktimin e kushteve për zhvillimin e marinës turistike dhe përfshirjen e plazheve në listën zyrtare janë përshtatur gjithashtu.
Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me kostot për pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Ndryshe nga vendimi fillestar ku këto kosto parashikohej të mbuloheshin nga investitori, tani barra i kalon Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumenti thekson se është bërë përparim në disa drejtime. Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes palëve, janë zhvilluar 10 raunde negociatash dhe është siguruar ekspertizë për mbrojtjen e interesave të shtetit. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar inventarizimin e aseteve dhe ka identifikuar kostot për pastrimin e zonës, ndërsa është kryer edhe regjistrimi i pronave.

Projekti

Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit parashikon një investim rreth 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një kompleksi turistik me marina, hotele, rezidenca dhe shërbime të tjera turistike në një sipërfaqe prej rreth 45 hektarësh. Zhvillimi do të realizohet në ishullin e Sazanit në Vlorë, që aktualisht është nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesërisht zonë e mbrojtur detare dhe natyrore.

Investimi është propozuar nga kompania amerikane Atlantic Incubation Partners LLC dhe po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore shqiptare përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Albanian Seaports Development Company. Projekti ka status strategjik.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush janë vëllezërit Khayyat, ortakët arabë të Kushner-it në Zvërnec dhe Sazan
Artikulli tjetër Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.