KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2026 10:08 am
152 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipëri, sipas të dhënave të AirDNA, duke regjistruar rritjen më të lartë të kërkesës dhe një nga normat më të forta të zgjerimit të ofertës në vend në mars.(AirDNA- kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo).

Ndërsa Vlora mbetet tregu më i madh i akomodimit afatshkurtër me mbi 10 mijë listime aktive në muaj dhe Tirana renditet e dyta me më shumë se 5 mijë, ritmet më të larta të rritjes janë zhvendosur drejt Golemit dhe Durrësit.

Sipas AirDNA, numri i listimeve në Golem u rrit me 34% në 12 muajt deri në mars 2026, duke përfaqësuar zgjerimin më të shpejtë të ofertës ndër tregjet kryesore turistike të vendit.

Numri i apartamenteve që jepen me qira në Golem ka arritur në rreth 1400 në mars 2026, nga 1043 në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në të njëjtën periudhë, netët e qëndrimit në këtë treg u rritën me 45%, norma më e lartë e regjistruar në nivel kombëtar. AirDNA e lidh këtë zhvillim me hyrjen e njësive të reja në treg dhe zgjerimin e inventarit të disponueshëm për turistët.

Shifrat tregojnë se Golemi nuk kryeson vetëm në ritmin e rritjes. Tregu rezulton gjithashtu me çmimin mesatar më të lartë për natë në Shqipëri, rreth 67.4 euro, pak më i lartë se Vlora, me 66.6 euro.

Megjithatë, në Golem, çmimi mesatar i qirasë ka rënë në krahasim me marsin e një vit më parë, kur ishte 72.1 euro. Në të kundërt, është rritur qiraja ditore në Durrës, në 62.8 euro, nga 59.3 euro në mars 2025.

Durrësi regjistroi dhe rritje të ofertës me 28%, ndërsa Shëngjini dhe Shkodra raportuan zgjerim të kërkesës me mbi 30%. Vlora mbetet tregu më i madh për nga inventari, me mbi 10 mijë listime aktive në muaj.

Tirana ruan një pozicion të fortë në treg përmes normës më të lartë të zënies, rreth 59%, ndërsa ka rreth 5.3 mijë njësi të listuara për tu dhënë me qira ditore. Por, kryeqyteti shqiptar është ndër më të lirët dhe mund ta jepni me qira, mesatarisht 42.6 euro në natë (nga 43.2 euro në mars 2025).

Golemi dhe turizmi i organizuar 

Rajoni i Golemit përveçse rritjes së shpejtë të apartamenteve ditore me qira është në fakt zona me strukturat hoteliere që kanë ngritur turizmin e organizuar prej më shumë se një dekade në segmentin më të qëndrueshëm në vend.

Kryesisht ky turizëm nis gjatë majit dhe mbyllet në fund të shtatorit ku agjencitë e huaja sjellin grupe të organizuar turistësh që vijnë me paketa all inclusive, half board ose fjetje dhe mëngjes. Ndërkohë gjatë pjesës tjetër të vitit Golemi mbetet i frekuentuar nga turistët individualë, kryesisht Kosova, italianët por edhe vizitorë të tjerë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si mbushen plot sallat në takimet e Ramës?
Artikulli tjetër Të huajt shpenzuan më shumë se 1 miliard euro, për tremujorin e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.