KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 9:27 am
250 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qiratë në Shqipëri kanë shënuar një rritje më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian gjatë vitit 2025, duke reflektuar presionin në rritje mbi tregun e banesave.

Sipas të dhënave të fundit, qiratë në vend u rritën me 4.5%, ndërsa mesatarja në BE ishte 3.1%.

Kjo diferencë tregon se edhe pse Shqipëria nuk është në nivelet ekstreme të disa vendeve europiane, tendenca e rritjes është mbi normën mesatare të kontinentit.

Në rajon, vende si Mali i Zi dhe Kroacia kanë regjistruar rritje më të forta, përkatësisht 18.5% dhe 17.6%, ndërsa Greqia ka arritur në 10%.

Në nivel europian, shtrenjtimi i qirave lidhet drejtpërdrejt me një fenomen të thjeshtë ekonomik: Kërkesa po rritet më shpejt se oferta.

Ekspertët theksojnë se çmimet e larta të blerjes së banesave dhe normat e interesit për kreditë kanë shtyrë gjithnjë e më shumë familje drejt tregut të qirave, duke rritur presionin mbi çmimet.

Në të njëjtën kohë, oferta është ngushtuar për shkak të ndryshimeve fiskale dhe rregullatore, si dhe kostove në rritje për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e eficiencës energjetike të banesave.

Kjo ka bërë që shumë pronarë të tërhiqen nga tregu ose të mos investojnë në prona për qira.

Në disa vende europiane, si Finlanda, Gjermania apo Franca, rritja e qirave ka mbetur nën mesataren e BE-së, duke reflektuar tregje më të balancuara.

Ndërsa në Shqipëri, edhe pse rritja është më modeste krahasuar me vendet me dyshifrore, ajo mbetet mbi mesataren europiane, duke e bërë më të vështirë për qytetarët sigurimin e një strehimi të përballueshëm.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon
Artikulli tjetër Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.