KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2026 9:15 am
70 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sistemi bankar në vend po përballet me një valë të re alarmi, teksa denoncime të shumta të qytetarëve raportojnë për zhdukje misterioze të parave nga llogaritë e tyre pranë Raiffeisen Bank.

Denoncimet e njëpasnjëshme të mbërritura gjatë orëve të fundit tregojnë se paratë e kursyera nga shqiptarët me mund avullojnë pa asnjë shpjegim.

Ajo që e bën këtë situatë akoma më dyshimtë është mënyra se si shfaqen këto lëvizje financiare në aplikacionet zyrtare. Qytetarët që kanë denoncuar tregojnë se në historikun e transaksioneve, paratë e zhdukura figurojnë thjesht si “Tërheqje në ATM”.

Në kushte normale, çdo tërheqje nga bankomati regjistrohet me të dhëna të detajuara, përfshirë kodin e identifikimit të ATM-së, orën e saktë dhe vendndodhjen gjeografike. Në rastin aktual, sistemi shfaq vetëm një përshkrim të përgjithshëm, duke fshehur gjurmët se ku dhe si përfunduan paratë e shqiptarëve.

Kjo mungesë totale e transparencës dhe heshtja e qëllimshme nga ana e drejtuesve të bankës ngre pikëpyetje të mëdha mbi atë që po ndodh realisht prapa dyerve të mbyllura.

A po përballet Raiffeisen Bank me një sulm kibernetik të përmasave të mëdha, a është komprometuar infrastruktura e saj dixhitale, apo po përballemi me një vjedhje të mirëfilltë nga brenda? Më e rënda nga të gjitha, pyetja që po bëjnë sot mijëra qytetarë të shqetësuar është se mos vallë vetë banka po ua merr paratë nga llogaritë përmes manovrave të fshehta elektronike apo gabimeve abuzive në sistem, duke shfrytëzuar mungesën e kontrollit dhe duke lënë klientët pa asnjë përgjigje.

Ndërsa shumë qytetarë që i kanë besuar kursimet e tyre kësaj banke po përballen me një situatë të tillë, Raiffeisen Bank duhet të informojë të gjithë klientët se çfarë po ndodh me paratë e tyre pas dyerve të mbyllura.

Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre.

Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

Po kjo situatë ka marrë përmasa edhe më alarmante, pasi të dhënat më të fundit të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë se nuk kemi të bëjmë thjesht me qytetarë që kanë rënë pre e ndonjë mesazhi kurth.

Fakte të reja zbulojnë se sistemi i sigurisë së vetë bankës ka rënë tërësisht, duke lënë llogaritë e shqiptarëve pa asnjë mbrojtje.

Denoncimet tronditëse të qytetarëve dëshmojnë se edhe pasi kanë marrë masat e menjëhershme duke bllokuar kartat e tyre bankare, paratë vazhdojnë të zhduken nga llogaritë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kjo rrëzon përfundimisht çdo pretekst apo justifikim se faji është i klientëve që kanë klikuar linqe të dyshimta, sepse nëse një kartë është e bllokuar zyrtarisht nga vetë sistemi, asnjë transaksion nuk duhet të lejohej të kryhej.

Kjo situatë flet qartë se hakerat ose autorët e këtij sulmi kanë depërtuar thellë në bërthamën e sistemit të bankës, duke anashkaluar çdo pengesë të sigurisë dixhitale.

Kur një nga institucionet më të mëdha financiare në vend nuk arrin dot të ndalojë vjedhjen e parave as pas bllokimit të kartës dhe fsheh vendndodhjen e transaksioneve në aplikacion, pyetja nuk është më se si u mashtruan qytetarët, por se sa të sigurta janë realisht paratë e shqiptarëve në këtë bankë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Saranda, krime pa ndëshkim
Artikulli tjetër Kompanitë “fantazmë”, që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.