Në hyrje të Portit të Durrësit, u mbajt një protestë nga qytetarët kundër mbërritjes së mbetjeve toksike. Qytetarët në hyrje të portit kanë vënë një banderolë me mbishkrimin “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike”, ndërsa mbajnë në duar edhe pankarta të ndryshme.
Në protestë ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat i Durrësit, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Protesta ka ndaluar hyrjet dhe daljet në port prej disa minutash, ndërsa aty ndodhen prezente edhe forca të policisë.
Opozita ka bërë me dije se nesër paradite do të mbahet sërish një protestë, pasi atëherë pritet që anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit. Sipas burimeve të mediave nga Dogana, kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port.