KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 9:36 am
57 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shoqatat e gjyqtarëve dhe e Prokurorëve i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për takimin e planifikuar për sot, duke bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në tryezën e diskutimit. Në një shkresë drejtuar kreut të qeverisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh vlerësimin për ftesën dhe nënvizon rëndësinë e dialogut institucional për çështjet me interes kombëtar. Megjithatë, Unioni argumenton se në këtë rast çështja e pagave është tashmë pjesë e një procesi kushtetues të nisur nga shoqatat e magjistratëve dhe që nuk ka përfunduar ende në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Unionit, procesi lidhet drejtpërdrejt me kundërshtimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin Unioni thotë se ka përcaktuar standardin minimal të pagës së magjistratëve. Pikërisht për këtë arsye, në shkresë theksohet se pjesëmarrja në tryezën e thirrur nga Rama, ndërsa çështja është ende në shqyrtim kushtetues, mund të cenonte kufijtë e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe parimet e ndarjes së pushteteve.

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit. Megjithatë, Unioni sqaron se mungesa në takim nuk duhet të interpretohet si një mbyllje e dialogut institucional me qeverinë. Përkundrazi, gjyqtarët shprehen se mbeten të hapur për komunikim dhe dialog në një moment të përshtatshëm, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë vendimin e saj. Në shkresë thuhet gjithashtu se Unioni dhe anëtarët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në çdo proces institucional që synon një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese të një shteti demokratik.

Ftesa e Ramës ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe shoqatave të magjistratëve për të diskutuar mbi një mekanizëm të ri për përcaktimin dhe rishikimin periodik të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më 28 shtator, në një kohë kur përplasja për formulën e re të pagave vijon të jetë e hapur.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Operacion i madh antidroge nëpër shkolla
Artikulli tjetër MTV VMA 2026/ Madonna triumfon me 7 çmime, Taylor Swift merr 3 trofe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.