KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2026 2:37 pm
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliardë euro, mbështetja publike për dy sektorët më jetikë të ekonomisë që janë shëndetësia dhe arsimi do të ulet.

Shifrat zyrtare dëshmojnë se prioritetet financiare të qeverisë janë zhvendosur larg nevojave bazë të popullsisë, duke u orientuar me ritme masive drejt dikasterit të Mbrojtjes.

Të dhënat e buxhetit tregojnë se fondet për arsimin pësojnë një rënie reale në raport me madhësinë e ekonomisë. Ndonëse në vlerë absolute shpenzimet për këtë sektor rriten me 2.8 miliardë lekë, ndaj Prodhimit të Brendshëm shifra zbret nga 2.54% që është këtë vit, në vetëm 2.51% e PBB-së në vitin 2027.

Ndonëse studentët janë derdhur rrugëve duke protestuar me revoltë për kushtet e arsimit, qeveria jo vetëm që nuk e reflektuar, por ka ulur më tej mbështetjen për këtë sektor.

Ulja e shpenzimeve publike për arsimin tregon se arsimimi i brezit të ri jo vetëm që nuk po ndjek ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, por po lë shkollat dhe universitetet pa mbështetjen e nevojshme në një kohë krize demografike.

Shëndetësia, rritje të papërfillshme

As sektori i Shëndetësisë nuk paraqet ndonjë ndryshim madhor që do të përmirësonte ndjeshëm shërbimin apo do të lehtësonte xhepat e pacientëve.

Pesha e saj ndaj PBB-së rritet në mënyrë pothuajse të padukshme dhe krejtësisht të papërfillshme, duke shkuar nga 2.91% në vitin 2026 në vetëm 2.93% në vitin 2027.

Për investime kapitale në spitale e pajisje mjekësore janë parashikuar vetëm 5.73 miliardë lekë, një shifër minimale që vështirë se mund të sjellë transformimin e trumbetuar në shërbimin spitalor publik.

Paratë orientohen drejt Mbrojtjes

Përpara se fondet të shkojnë për shërbimet sociale, arsimore apo shëndetësore, qeveria ka vendosur të bëjë një marshim të fortë në financimin e sektorit të Mbrojtjes. Ky funksion pëson një kërcim rekord në projektbuxhet, duke u rritur nga 1.54% e PBB-së (43 miliardë lekë) në vitin 2026, në 2.08% e PBB-së (mbi 61 miliardë lekë) në vitin 2027.

Ky zgjerim masiv prej rreth 18 miliardë lekësh më shumë tregon qartë se ku po digjen burimet kryesore të rritjes së të ardhurave të shtetit shqiptar, ku vetëm për investime kapitale për ushtrinë dhe angazhimet ndaj NATO-s janë alokuar plot 38.89 miliardë lekë.

Ndonëse rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është një angazhim që buron nga anëtarësimi në NATO, rreziku është që ky mal parash nga taksat e qytetarëve të përfundojë në xhepat e klientëve të qeverisë përmes kontraktimeve kontroverse si mekanizmi i KAYO-s.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament

Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme

Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Artikulli tjetër Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
16 tē plagosur me plumba policie brenda një jave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Erion Vishkulli publikon foton pas operacionit në Itali
Aktuale Koment Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027
Finance Koment Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.