KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrëzohet një helikopter i EUFOR-it në Bosnje, katër të vdekur dhe 11 të plagosur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rrëzohet një helikopter i EUFOR-it në Bosnje, katër të vdekur dhe 11 të plagosur
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Rrëzohet një helikopter i EUFOR-it në Bosnje, katër të vdekur dhe 11 të plagosur

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 8:31 am
45 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është rrëzuar në një fshat pranë Bërçkos të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, EUFOR pësoi humbjen e katër personave, ndërsa 11 të tjerë u lënduan dhe aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdes mjekësor. Nuk pati dëme në infrastrukturën civile, pronën apo automjetet, dhe asnjë civil nuk u lëndua si pasojë”, tha EUFOR-i.

Më herët, kryetari i Bërçkos, Sinisha Miliq, tha tha për Radion Evropa e Lirë: “Po punojmë për kujdesin e të lënduarve në Qendrën Shëndetësore të Distriktit të Bërçkos dhe jemi të gatshëm t’i transferojmë, nëse është e nevojshme, në qendra më të mëdha klinike”.

EUFOR-i bëri të ditur se helikopteri i rrëzuar është i llojit CH-47 Chinook dhe i përket kontingjentit italian të misionit.

Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social X.

“Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, shkroi Meloni.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin X se “Evropa shpreh solidaritetin e saj të plotë me Italinë në këtë kohë të vështirë. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit tanë të BE-së në terren”.

Misioni bëri të ditur gjithashtu se nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjete dhe se nuk ka pasur civilë të lënduar nga rrëzimi i helikopterit të tij.

EUFOR-i njoftoi se po zhvillon “një hetim të plotë dhe të hollësishëm për incidentin”.

Ekipet e policisë së Qarkut të Bërçkos, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendin e aksidentit, ndërsa zona përreth vendit ku u rrëzua helikopteri është siguruar.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, tha për Radion Evropa e Lirë se ishte njoftuar që në aksident nuk ishin përfshirë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës.

EUFOR-i, Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, është një mision ushtarak ndërkombëtar që vepron në këtë shtet që nga viti 2004, në kuadër të operacionit Althea, me synimin për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione, në Serbi

Serbia mes ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores
Artikulli tjetër Serbia mes ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje
Analize Politike Rajoni Sociale 29 Tetor, 2026
Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.