KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e inflacionit alarmon konsumatorët shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rritja e inflacionit alarmon konsumatorët shqiptarë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Rritja e inflacionit alarmon konsumatorët shqiptarë

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2026 12:51 pm
92 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Inflacioni në rritje i muajve të fundit ka shtuar shqetësimet e konsumatorëve lidhur me rritjen e çmimeve, ndërsa bizneset dhe agjentët financiarë janë ndikuar më pak.

Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti pritjet e konsumatorëve për inflacionin pas një viti janë rritur ndjeshëm në nivelin 11.5%, 2.3 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me tremujorin e pare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pritjet e konsumatorëve për inflacionin kanë reflektuar rritjen e inflacionit të perceptuar prej tyre gjatë tremujorit të dytë.

Ndërkohë, pritjet afatshkurtra të bizneseve dhe të agjentëve financiarë mbeten të ankoruara.

pranë objektivit 3.0% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Konkretisht, këta agjentë presin që inflacioni pas një viti të jetë përkatësisht 3.2% dhe 3.1%.

Për horizontin afatmesëm (dy deri në tre vjet), pritjet e agjentëve financiarë kanë mbetur të qëndrueshme prej rreth një viti, afër nivelit 3%. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për të njëjtën periudhë rezultojnë në 3.4 dhe 3.8%, duke shënuar një rishikim në rënie krahasuar me tremujorin paraardhës.

Që prej muajit mars të këtij viti, ekonomia po përballet me një tendencë në rritje të inflacionit, të shkaktuar sidomos nga kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të naftës bruto. Sipas të dhënave të INSTAT, për korrikun inflacioni arriti në 3.4%, duke prekur nivelin më të lartë në dy vite e gjysmë.

Ndërkohë, inflacioni bazë, që përjashton çmimet e produkteve ushqimore dhe energjetike, në muajin qershor arriti në 3.54%, niveli më i lartë që prej vitit 2023.

Megjithëse inflacioni është rritur sipër objektivit të Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit deri tani nuk ka reaguar me rritje të normës bazë të interesit. Guvernatori Sejko e argumentoi këtë qëndrim me besimin se vala e inflacionit do të jetë kalimtare, por edhe me natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe me forcimin e mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit. Konflikti në Lindjen e Mesme që ka shkaktuar shtrenjtim të ndjeshëm të karburanteve sidoqoftë ngelet shumë i vështirë për t’u parashikuar dhe për momentin nuk duket se do të ketë një zgjidhje të shpejtë në horizont.

Për sa i takon inflacionit bazë dhe atij të brendshëm, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e tyre sipër objektivit po shkaktohet kryesisht nga çmimet e qirave.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë pranoi në deklaratën e fundit pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se një inflacion i qëndrueshëm sipër objektivit mund të sjell rritje të pritjeve inflacioniste në ekonomi dhe të gjenerojë presione më afatgjata për rritjen e çmimeve.

Tendenca në rritje e inflacionit tashmë është përcjellë në pritjet inflacioniste të konsumatorëve, ndërsa bizneset ende nuk duken shumë të shqetësuara dhe nuk i kanë zhvendosur për lart pritjet e tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Merr flakë autobusi me turistë, në Berat/ Fatmirësisht pa dëme njerëzore
Artikulli tjetër Rama tenton të zhurmojë ‘Revolucionin Flamingo’ në mediat e huaja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.