KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2026 10:05 am
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Inspektorët shtetërorë dhe administrata tatimore janë dy prej hallkave të administratës publike ku bizneset shqiptare perceptojnë më shumë korrupsion dhe mundësi për pagesa nën dorë. Pas tyre renditen tenderët publikë, një tjetër fushë ku sipërmarrjet shohin rrezik të lartë për praktika korruptive.

Të dhënat dalin nga raporti “Barometri i Ballkanit”, i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili evidenton se perceptimi i korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe shtetit mbetet një problem i rëndësishëm në Shqipëri.

Sipas anketës, 57% e bizneseve shqiptare identifikojnë inspektimet shtetërore si procedura ku një sipërmarrje e ngjashme mund të kryejë pagesa apo të japë dhurata jozyrtare të paktën një herë në vit.

Në vendin e dytë renditen tatimet dhe doganat, të përmendura nga 51% e bizneseve, ndërsa tenderët publikë renditen të tretët me 47%.

Perceptimi për korrupsionin shtrihet edhe në institucione të tjera. Rreth 32% e bizneseve përmendin marrëdhëniet me gjykatat, 24% ndikimin në hartimin e ligjeve dhe rregullave, ndërsa 22% lidhjen apo ruajtjen e shërbimeve publike, përfshirë furnizimin me energji dhe ujë.

Situata bëhet edhe më shqetësuese kur bizneset pyeten nëse pagesat jozyrtare janë kthyer në një praktikë të zakonshme në sektorin ku operojnë.

Plot 50% e sipërmarrjeve shqiptare pajtohen me këtë pohim, duke treguar se një pjesë e konsiderueshme e biznesit e percepton ryshfetin si pjesë të realitetit të përditshëm ekonomik.

Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nxjerr në pah një diferencë të konsiderueshme në dëm të Shqipërisë.

Në nivel rajonal, vetëm 46% e bizneseve përmendin inspektimet shtetërore si procedura ku mund të ndodhin pagesa jozyrtare, kundrejt 57% në Shqipëri.

Diferenca është edhe më e madhe te tatimet dhe doganat, ku treguesi rajonal është 29%, ndërsa në Shqipëri arrin në 51%.

Edhe për tenderët publikë, perceptimi i korrupsionit është dukshëm më i lartë në Shqipëri, me 47%, kundrejt mesatares rajonale prej 27%.

Kjo do të thotë se Shqipëria qëndron 11 pikë përqindjeje mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor për inspektimet, 22 pikë për tatimet dhe doganat dhe 20 pikë për tenderët publikë.

Ndërkohë, vlerësimet për luftën kundër korrupsionit janë të ndara. Rreth 47% e bizneseve shqiptare e konsiderojnë efektive luftën ndaj këtij fenomeni, ndërsa 30% shprehen se nuk pajtohen me këtë vlerësim.

Rezultatet e anketës tregojnë se kontaktet e drejtpërdrejta të sipërmarrjeve me administratën, veçanërisht gjatë kontrolleve dhe procedurave tatimore, mbeten ndër fushat me perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Megjithatë, përqindjet e raportuara matin perceptimet e bizneseve për mundësinë e pagesave jozyrtare dhe jo numrin e sipërmarrjeve që kanë pranuar se kanë paguar realisht ryshfet.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Fatura e prepotencës politike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!
Artikulli tjetër Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
Qeveria italiane u merr 10 miliardë euro bankave për të ndihmuar familjet kundër krizës së çmimeve
Analize Bota Finance Politike Sociale 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.