KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2026 10:46 am
48 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sezoni turistik po nis dhe, bashkë me të, edhe “propaganda”.

Këtë fundjavë vëmendje morën dy statuset e zyrtarëve të PS-së, Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe ish-ministrit Taulant Balla.

“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona,” – shkroi në rrjetet e tij z. Lamallari.

Ndërsa Taulant Balla: “Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali, nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedhur kanaçen në det.”

Në rastin e dytë, zoti Balla ra pre e videove që qarkullojnë në rrjet, pasi Kozak, personazhi i njohur në TikTok, deklaroi se videoja ishte bërë në Greqi, përkatësisht në ishullin Mykonos.

Çfarë tregon kjo?

Shqipëria po promovon këtë verë një mesazh për sigurinë në bregdet, nisur nga përvoja e viteve të shkuara, ku tragjeditë në det nuk kanë munguar.

Ministrat publikojnë video në rrjetet sociale, paralajmërojnë gjoba dhe flasin për kontrolle të shtuara ndaj mjeteve lundruese çdo sezon, por ajo që nuk kuptohet është kush dhe si kontrollohen brigjet tona, përmes strukturave të posaçme apo përmes videove sporadike që përfundojnë në rrjetet sociale?

Në një rast, ministri i Brendshëm publikoi pamje ku një skaf afrohej pranë vijës bregdetare, ndërsa njoftonte se drejtuesi ishte ndëshkuar me gjobë. Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale si dëshmi e “masave të forta” ndaj shkelësve, por në fakt dokumentimi i rastit erdhi në mënyrë sporadike.

Në rastin tjetër, ish-ministri Taulant Balla publikoi një video ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozaku, shfaqej duke drejtuar mjet lundrues. Edhe aty u fol për ndëshkime dhe gjoba, por nuk u bë e qartë se çfarë shkeljeje konkrete ishte kryer, çfarë procedure ishte ndjekur dhe nëse kishte pasur verifikim nga autoritetet kompetente.

Më pas rezultoi, sipas deklaratës së tij, se videoja ishte bërë në Greqi. Megjithatë, as për këtë deklaratë nuk pati një qëndrim zyrtar: ishin kryer verifikimet apo jo?

Të dyja rastet kanë një problem më të madh e të përbashkët: dilemën nëse po zëvendësohet monitorimi në terren me komunikim propagandistik në rrjetet sociale.

Ekspertë të sigurisë detare thonë se problemi kryesor nuk është mungesa e videove, por mungesa e kontrolleve sistematike në terren. Në shumë zona bregdetare, sidomos gjatë sezonit turistik, mjetet lundruese afrohen pranë zonave të pushuesve, ndërsa monitorimi mbetet veçse sporadik. Kemi parë shpesh që kontrollet intensifikohen vetëm pas një ngjarjeje të rëndë ose pas publikimit të videove virale.

Një tjetër pikë problematike mbetet procedura e pajisjes me leje për drejtimin e mjeteve lundruese. Edhe pse ligji parashikon licenca dhe certifikime, ka pasur vazhdimisht dyshime për mënyrën se si kontrollohen drejtuesit e mjeteve, eksperienca e tyre dhe respektimi i rregullave të sigurisë në det.

Burime nga sektori detar pranojnë se gjatë verës shtohet ndjeshëm numri i mjeteve që operojnë në bregdet, ndërsa kapacitetet monitoruese mbeten të kufizuara. Në shumë raste mungojnë patrullimet e vazhdueshme, radarët apo sistemet e koordinimit që do të mund të garantonin kontroll të hapësirës detare.

Kjo situatë bëhet edhe më alarmante kur kujtohen rastet tragjike të viteve të fundit.

Ngjarja që tronditi më shumë opinionin publik ishte ajo e Himarës në vitin 2022, ku 7-vjeçarja J.A. humbi jetën pasi u godit nga një skaf pranë bregut të detit. Rasti nxori në pah dështimet në kontrollin e mjeteve lundruese dhe mungesën e masave parandaluese në zonat e plazheve. Pas ngjarjes pati premtime për rregulla më të forta, ndarje të hapësirave detare dhe kontrolle të rrepta, por incidentet nuk munguan as në sezonet pasuese.

Në vite janë raportuar edhe aksidente të tjera me pasoja të rënda në bregdetin shqiptar, përfshirë përplasje jetskish, mjete që hyjnë në zona të ndaluara për pushuesit dhe raste drejtuesish të dyshuar nën efektin e alkoolit apo pa dokumentacion të rregullt.

Në kohën kur qeveria publikon video me gjoba dhe aksione të izoluara, ekspertët kërkojnë kontrolle të vazhdueshme në det, transparencë mbi lejet e mjeteve lundruese, publikim të statistikave të aksidenteve dhe investime në sigurinë detare.

Derisa kjo të ndodhë, na mbetet veç të shohim videot që bëhen virale, me shpresën se diçka do të ndryshojë… për mirë!

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bota që ndryshon/ Rregulla të reja të drejtash dhe përgjegjësish

Presidenti i Bolivisë përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave, për të qetësuar protestat

Infantilizmi i një Britanie “të paqeverisshme”

Rreth 40% e mjekëve shqiptarë synojnë të largohen nga vendi

Nartë/ Zona e Mbrojtur rrethohet nga telat me gjemba

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’
Artikulli tjetër Mbi normat e OBSH, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 26 Maj, 2026
BQE paralajmëron rritjen e interesave në qershor
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
Mbi normat e OBSH, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.