Një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në zonën e Niklës, në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie, ku dyshohet se për motive të dobëta shtetasit Ardian Xheka dhe Gazmir Xheka kanë goditur me mjet prerës shtetasit Ronald Caca, rreth 31 vjeç dhe Halil Caca, rreth 23 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, dy të plagosurit, të cilët janë vëllezër, janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në zonë për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.
Marrë nga Syri.net