KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2026 5:51 pm
90 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i gjykatës ngre pikëpyetje pas përplasjes së armatosur në ‘Regina Palm’: Luan Muça lirohet me detyrim paraqitjeje, ndërsa në arrest shtëpie përfundon Angjelo Breshani, njeriu i Vasil Bedinajt që dyshohet se qëlloi me armë drejt automjetit ku ndodheshin njerëzit e Muçës. Në qeli pronari i ‘SWAT Security’ dhe dy persona të tjerë.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për biznesmenin Luan Muça, pronar i ‘Delta Group’, pas sherrit të armatosur të ndodhur në ambientet e ‘Regina Palm’ në Vlorë.

Një zhvillim që ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si janë caktuar masat e sigurisë, Angjelo Breshani, personi i Vasil Bedinajt i cili dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të ‘Range Rover’-it, është lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur arrest me burg për Mandrit Lleshajn, pronar i kompanisë ‘SWAT Security’, kompani e liçensuar, rojet e së cilës shoqëronin Luan Muçën.

Në burg janë lënë gjithashtu shqiptari nga Kosova, Blerim Heta, dhe Klaudio Lleshaj.

Vendimi për masat e sigurisë vjen në një kohë kur hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë individuale të personave të përfshirë.

Përplasja e armatosur në hotelin ‘Regina Palm’ u shoqërua fillimisht me pretendime se pas saj fshihej një gjobë prej 5 milionë eurosh, pretendim i ngritur nga biznesmeni Vasil Bedinaj ndaj Luan Muçës.

Por Muça i ka kundërshtuar këto pretendime në dëshminë e tij, duke dhënë një tjetër version për motivin e konfliktit. Sipas tij, përplasja lidhet me një konflikt pronësie në jug të vendit dhe me pretendime mbi ligjshmërinë e dokumentacionit të një prone në bregdet.

Pra, pista e gjobëvënies e ngritur nga Bedinaj ka rënë.

Pas përplasjes në hotel, dy prej personave të përfshirë u aksidentuan në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt ishin punonjës të Policisë Ushtarake, ndaj të cilëve u mor masa e pezullimit.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa çështja i ka kaluar strukturave të Krimeve të Rënda të Policisë së Vlorës.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel politik. Kryeministri Edi Rama bëri një ndërhyrje edhe më brutale se sherri në fjalë duke folë para organeve të drejtësisë dhe ku tha se pronën do ta shpronësojë.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes
Artikulli tjetër Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.