KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola
AktualeAnalizeSocialeSporti

Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 8:50 am
38 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kristian Shpendi po kalon një formë të shkëlqyer në Itali, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga sulmuesit më në formë. Pavarësisht hapësirave të pakta që ka marrë deri tani nga trajneri Rolando Maran në Kombëtaren shqiptare, 22-vjeçari vazhdon të bëjë diferencën me fanellën e Çezenës.

Sulmuesi ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 5-1 ndaj Askolit, duke realizuar një tregolësh fantastik në pjesën e dytë. Shpendi e nisi festivalin e golave në minutën e 69-të, kur me një goditje të saktë në shtyllën e largët dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.

Nuk u desh shumë që sulmuesi shqiptar të gjente përsëri rrugën e golit. Në minutën e 84-t, ai përfitoi nga një gabim në mesfushë, rrëmbeu topin, depërtoi deri në zonë dhe pasi dribloi portierin, realizoi për 4-0.

Shpendi nuk u ndal as këtu. Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 87-të, ai kompletoi tregolëshin me një ekzekutim të bukur mbi portierin kundërshtar, duke vulosur fitoren 5-1 të Çezenës.

Kjo paraqitje e konfirmon edhe një herë sezonin fantastik që po zhvillon sulmuesi shqiptar. Me tre golat ndaj Askolit, Shpendi ka arritur në kuotën e 12 realizimeve në vetëm 13 ndeshje kampionati.

Një statistikë që tregon qartë progresin e tij, pasi sezonin e kaluar iu deshën plot 37 ndeshje për të shënuar po aq gola. Forma e tij e jashtëzakonshme ngre natyrshëm pikëpyetje edhe për hapësirat që meriton në Kombëtaren shqiptare.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri

Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim

Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim
Artikulli tjetër Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Analize Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.