KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2026 9:10 am
34 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Çmimi i së njëjtës shportë me pesë produkte bazë ushqimore mund të ndryshojë me mbi 1 mijë lekë brenda të njëjtit qytet, ndërsa diferenca të konsiderueshme vërehen edhe mes tetë qyteteve të vendit.

Monitor ka llogaritur vlerën e shportës ushqimore, duke përfshirë vetëm 5 produkte bazë ushqimore, si miell, oriz, makarona, vaj luledielli dhe sheqer për 8 qytete të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë. Llogaritja e vlerës së shportës ushqimore është mbështetur sipas çmimeve të publikuara në platformën “Pasqyra e çmimeve”.

Për shpenzimet e 5 produkteve ushqimore, si miell, oriz, makarona, vaji i lulediellit dhe të sheqerit, rezulton se qyteti i Fierit shënon vlerën minimale më të lartë prej 508 lekë. Në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Saranda vlera minimale e shpenzimeve për këto pesë produkte arrin 429 lekë.

Ndërsa vlera maksimale e shpenzimeve për 5 produktet për 8 qytetet e përdorura për krahasim, varion nga 1,133 lekë deri në 1,535 lekë. Mes rretheve diferenca e shpenzimeve minimale është 79 lekë dhe nga maksimale është 402 lekë.

Shpenzimet minimale për një qytetar në Tiranë për blerjen 5 produkteve të shportës ushqimore llogariten në vlerën e 429 lekëve. Ndërsa vlera maksimale e shpenzimeve për blerjen e të njëjtës shportë ushqimore arrin 1,535 lekë. Për totalin e shpenzimeve për këto 5 artikuj diferenca është 1,106 lekë.

E njëjta diferencë rezulton edhe në qytetin e Durrësit, ku vlera e shpenzimeve minimale llogaritet 429 lekë dhe maksimale 1,535 lekë.

Ndërkohë për qytetet si Fier dhe Vlorë, vlera minimale është përkatësisht 508 lekë dhe 434 lekë, ndërsa ajo maksimale arrin në 1,535 lekë, e njëjtë sa në Tiranë dhe në Durrës.

Në Sarandë, shporta minimale kushton 429 lekë, ndërsa ajo maksimale 1,403 lekë, me një diferencë prej 974 lekësh. Në Shkodër, vlerat përkatëse janë 471 lekë dhe 1,391 lekë, duke rezultuar në një diferencë prej 920 lekësh.

Ndërkohë, në Elbasan dhe Lezhë, shporta me çmimet minimale kushton përkatësisht 439 lekë dhe 459 lekë, ndërsa vlera maksimale arrin në 1,133 lekë në të dy qytetet. Në qytetin e Lezhës,  diferenca mes dy vlerave është 694 lekë, më e ulëta ndër qytetet e përfshira në krahasim.

Ndryshime konstatohen edhe për intervalet e çmimeve të raportuara për pesë kategoritë e produkteve. Për shembull, në Tiranë dhe Durrës, çmimi i orizit varion nga 75 në 419 lekë për kilogram, ndërsa në Elbasan dhe Lezhë nga 75 në 240 lekë. Edhe vaji i lulediellit paraqet intervale të ndryshme: nga 170 në 205 lekë për litër në Elbasan dhe Lezhë, kundrejt 170 deri në 419 lekë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Diferenca vërehen edhe te sheqeri. Në shumicën e qyteteve, çmimi varion nga 65 në 299 lekë për kilogram, ndërsa në Shkodër intervali është nga 69 në 219 lekë.

Vlerat e shportës janë shuma aritmetike e çmimeve minimale dhe maksimale të raportuara për secilin produkt në platformën “Pasqyra e Çmimeve”.

Për një krahasim të plotë të kostos reale të blerjeve, duhet të merren parasysh edhe marka, karakteristikat dhe paketimi i produkteve, si dhe disponueshmëria e tyre në dyqanet përkatëse./Monitor.al

Shpenzimet minimale dhe maksimale për 5 produktet e shportës ushqimore sipas 8 qyteteve

Tiranë

Çmimi i miellit varion nga 60 lekë deri në 219 lekë për kg

Oriz nga 75 deri në 419 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 179 lekë për pako

Vaj luledielli nga 170 në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 429 lekë

Vlera maksimale 1,535 lekë

Durrës

Çmimi i miellit varion nga 60 lekë deri në 219 lekë për kg

Oriz nga 75 deri në 419 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 179 lekë për kg

Vaj luledielli nga 170 në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 429 lekë

Vlera maksimale 1,535 lekë

Elbasan

Çmimi i miellit varion nga 70 lekë në 219 lekë për kg

Oriz nga 75 në 240 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 170 lekë për pako

Vaj luledielli nga 170 në 205 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 439 lekë

Vlera maksimale 1,133 lekë

Fier

Çmimi i miellit varion nga 129 lekë në 219 lekë për kg

Oriz nga 85 deri në 419 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 179 lekë për kg

Vaj luledielli nga 170 në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 508 lekë

Vlera maksimale 1,535 lekë

Vlorë

Çmimi i miellit nga 70 lekë për kg deri në 219 lekë

Oriz nga 75 deri në 419 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 179 lekë për pako

Vaj luledielli nga 170 në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 434 lekë

Vlera maksimale 1,535 lekë 

Shkodër

Çmimi i miellit nga 85 lekë për kg deri në 155 lekë

Oriz nga 159 deri në 419 lekë për kg

Makaronat nga 79 deri në 179 lekë për kg

Vaj luledielli nga 179 në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 69 lekë për kg në 219 lekë për kg

Vlera minimale 471 lekë

Vlera maksimale 1,391 lekë

Lezhë

Çmimi i miellit nga 70 lekë për kg deri në 219 lekë

Oriz nga 75 deri në 240  lekë për kg

Makaronat nga 79 deri në 170 për pako

Vaj luledielli nga 170 në 205 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 459 lekë

Vlera maksimale 1,133 lekë

Sarandë

Çmimi i miellit nga 70 lekë për kg deri në 219 lekë

Oriz nga 75 deri në 289 lekë për kg

Makaronat nga 59 deri në 179 lekë për pako

Vaj luledielli nga 170 deri në 419 lekë për litër

Sheqeri nga 65 lekë për kg në 299 lekë për kg

Vlera minimale 429 lekë

Vlera maksimale 1,403 lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sulmi ndaj bankave është vetëvrasje ekonomike

Kur të uriturve u kërkohet me arrogancë të pranojnë dhe të mirëkuptojnë të nginjurit!

Sa para u mbeten evropianëve pasi paguajnë qiranë?

Edi Rama braktis shtetin

“Plani” anti-protestë i Ramës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat
Artikulli tjetër Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Tetor, 2026
Paralajmëron Ambasada e SHBA: Protesta drejt përshkallëzimit, institucionet publike drejt mbylljes masive!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
Ish-Drejtori i Përgjithshëm: Policia, e çakorduar në protestë
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Uncategorized Zhvillim 16 Tetor, 2026
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Aktuale Fokus Kryesore Politike 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.