KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë, më 2025-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë, më 2025-ën
AnalizeFokusKryesoreSociale

Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë, më 2025-ën

Përditësimi i fundit: 15 Qershor, 2026 12:44 pm
103 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shpërdorimi i detyrës vijon të mbetet vepra penale dominuese mes krimeve të kryera nga punonjësit shtetërorë dhe personat në shërbim publik. Të dhënat e raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025 tregojnë se procedimet për “Shpërdorim detyre” janë rritur me 16,43% krahasuar me vitin 2024 dhe zënë 91,01% të të gjitha procedimeve të këtij grupi veprash penale.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 është regjistruar një rritje e përgjithshme prej 11,22% e procedimeve për vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjës shtetërorë ose në shërbim publik. Në të njëjtën kohë, procedimet e dërguara në gjykatë janë rritur me 21,52%.

Raporti evidenton gjithashtu një rritje të fortë të numrit të të pandehurve që janë dërguar në gjykatë. Sipas të dhënave, ky tregues është rritur me 85,52% krahasuar me vitin 2024, ndërsa numri i të dënuarve nga gjykata është rritur me 60,44%.

Krimet e kryera nga zyrtarët publikë përbënin 2,01% të të gjitha procedimeve penale të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2025, nga 1,97% që ishte kjo peshë një vit më parë. Koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë u rrit nga 20,40 në vitin 2024 në 23,06 në vitin 2025.

Pas “Shpërdorimit të detyrës”, vepra tjetër më e përhapur është “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e cila zë 6,42% të procedimeve të këtij grupi. Megjithatë, procedimet për këtë vepër kanë pësuar ulje me 10,26% gjatë vitit 2025.

Në rënie të fortë rezultojnë edhe procedimet për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurive nga zyrtarët publikë. Sipas raportit, numri i procedimeve për këtë vepër penale ka rënë nga 17 raste në vitin 2024 në vetëm 7 procedime në vitin 2025. Kjo kategori zë vetëm 1,28% të procedimeve të grupit, nga 3,47% që ishte një vit më parë.

Profili i të pandehurve tregon se shumica janë burra dhe me arsim të lartë. Sipas të dhënave, 85,22% e të pandehurve janë meshkuj dhe 14,78% femra. Plot 75,57% e tyre rezultojnë me arsim të lartë, ndërsa 89,92% janë nëpunës të thjeshtë të administratës.

Raporti evidenton gjithashtu se 90,99% e të pandehurve jetojnë në qytet dhe 97,43% nuk kanë qenë të dënuar më parë.

Sa i përket politikës penale, prokurorët kanë kërkuar masë sigurimi me arrest për 27,63% të rasteve, ndërsa gjykatat kanë vendosur arrest në 23,29% të kërkesave.

Në lidhje me dënimet, në 97,31% të rasteve prokurorët kanë kërkuar burg dhe vetëm në 2,69% gjobë. Nga ana tjetër, gjykatat kanë dhënë dënim me burg në 99,32% të rasteve. Megjithatë, raporti tregon se për 25,33% të të pandehurve gjykatat kanë vendosur pafajësi.

Në shumicën e rasteve është aplikuar pezullimi i dënimit dhe vendosja në provë. Kjo masë është vendosur për 82,76% të të pandehurve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës
Artikulli tjetër Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi, kundërshton ekstradimin në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.