KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë
AktualeFokusKryesoreSociale

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2026 1:51 pm
102 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë, në një sipërfaqe toke të anëtarëve të fisit Nikulaj. Blutë sqarojnë se është vënë në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse, Astrit Avdiaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Zalla është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po vijon hetimet për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Megjithatë, ende nuk dihet motivi i saktë, por ngjarja rikthen në vëmendje konfliktin e vjetër mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, një hasmëri që prej dekadash ka lënë pas një seri përplasjesh të përgjakshme në zonën e Lezhës.

Vëmendja ndaj këtij konflikti u rikthye pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në biznesin e tij në Shëngjin, ku më pas Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën duke e shpallur fajtor për vrasjen e Nikulajt.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Balldren i Vjetër. Vihet në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse. Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia
Artikulli tjetër Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.