KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpronësimi që zuri brenda qeverinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpronësimi që zuri brenda qeverinë
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Shpronësimi që zuri brenda qeverinë

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2026 11:19 am
129 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste për ndërtimin e një akademie biçikletash në Tiranë.

“Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh Veliaj.

Por akademia e biçikletave nuk u ndërtua asnjëherë atje ku tha Veliaj. Ndërtimi i saj u zhvendos disa metra më tutje, pas stadiumit, në kryqëzimin mes rrugëve Dervish Hima dhe Sheh Ahmeta Pazari.

Përveç vendit, Akademia ndryshoi dhe emrin duke u bërë Shkolla e Biçikletave. Mënyra se si Bashkia përzgjodhi vendin e ndërtimit mbetet mister dhe bashkia nuk ka pranuar të japë informacion as kërkesave të bëra Nga Qendra Shqiptarje për Gazetari Cilësore, në një investigim të vitit 2023 për këtë temë.

Por disa dosje të fundit të SPAK për goditjen e trafikut të drogës nxjerrin në dritë fakte interesante, edhe për pronën mbi të cilën u ndërtua shkolla e biçikletave.

Aruba connection

Nga hetimet rezulton se prona ishte regjistruar në bashkëpronësi dhe pjesë të saj ishin përfituar përmes kontratave të dhurimit nga persona nën hetim, mes tyre Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, Artur Shehu dhe Elton Memeti. Dizdari u godit asokohe nga SPAK si ‘koka’ e kartelit ‘Bello’, karteli i parë shqiptar i drogës.

SPAK bën me dije se me vendimin nr. 29, datë 7 nëntor 2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi pasurinë e llojit “truall”, me numër pasurie 6/438, me sipërfaqe 5,269 metra katrorë, në zonën kadastrale 8160, në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë.

Sipas dosjes, vlera paraprake e shpronësimit për pjesën takuese të Matoshit ishte rreth 8.1 milionë lekë. Por pavarësisht kësaj grupi vazhdonte përpjekjet për të ndërtuar. Sipas SPAK, për këtë arsye në mars ata kishin lidhur dhe një kontratë sipërmarrje fillimisht me shoqërinë A@AMIV të Klodian Liçajt dhe më pas me Kryon83 të Ardian Ramës.

Në dosje SPAK ka të transkriptuara edhe përgjime, kur këta persona flasin me njëri tjetrin se zona do të ndërtohet pasi kështu është shprehur edhe Rama gjatë takimeve me një person pjesë e dosjes.

“Besua ma siguroi që do të ndërtohet aty se i tha Rama dhe toka aty vlen se fiton në ndërtim shumë fare. Hedh 100 mijë euro në blerje dhe fitojmë 2 milionë euro në ndërtime” thuhet në një komunikim të nëntorit 2020 mes Alfredo hamzait dhe Ardian Zykajt.

Por gjithçka ndryshoi më vonë. Pavarësisht se një pjesë e pronës ishte nën sekuestro, trualli u shpronësua më vonë nga shteti shqiptar me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, me argumentin e realizimit të një projekti me interes publik.

Ky interes publik ishte ndërtimi i Shkollës së Biçikletave. Përmes një vendimi të posaçëm në korrik të vitit 2022, qeveria miratoi me urgjencë shpronësimin e pronarëve të tokës, për një vlerë totale prej rreth 400 milionë lekësh ose mbi 4 milionë euro.

Por pyetja e madhe është si ka mundësi që në Tiranën ku kullat po zaptonin çdo centimetër katror, një nga zonat më të lakmuara u kthye në Shkollë Biçikletash? Përgjigja mund të jetë tek Aruba.

Black Eagle

Në shtator të vitit 2020, policia belge zbuloi në një garazh në Bruksel, një sasi e madhe acetoni dhe një fuçi me lëng në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

Menjëherë pas këtij zbulimi lindi operacioni Black Eagle, që në shqip përkthehet Shqipoinja e Zezë, në referencë të shqiponjës dykrenare që shfaqet në flamurin shqiptar, meqenëse të pandehurit kryesorë ishin shqiptarë.

Prokuroria belge nisi të hetonte çështjen, por deshifrimi i aplikacionit të mesazheve Sky Eç nga forcat e ligjit në vitin 2021 shënoi një përparim të madh në hetim.

Në mars të vitit 2021, Belgjika, Franca dhe Holanda formuan një platformë të përbashkët operative me Europolin. Raportet e inteligjencës në lidhje me objektivat shqiptarë dhe transfertat e tyre bankare vendase u identifikuan në mënyrë sistematike dhe iu kaluan SPAK-ut duke filluar nga mesi deri në fund të vitit 2022.

Kjo ishte koha kur qeveria shqiptare u vu në dijeni se autoritetet belge kishin rënë në gjurmët e një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar dhe se hetimet kishin kapur në përgjime edhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptarë në një takim në Aruba.

Menjëherë pas kësaj projekti për të ndërtuar kulla në krah të stadiumit Air Albania mori fund, dhe në pronën në fjalë lindi Shkolla e Biçikletave. Kjo shkollë ishte kapaku që iu vu pusetës me qëllim që qeveria të dilte e palidhur me atë që do të shpërthente më vonë.

Por tashmë, shpronësimi duket në fakt si kurthi që e fajëson qeverinë se ishte në dijeni të gjithçkaje çfarë po ndodhte dhe nxitoi që të humbiste gjurmët.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet
Artikulli tjetër Shqipëria drejt BE-së, por a është gati ekonomia?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.