KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e ekspozuar përballë miliona eurove dëme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria e ekspozuar përballë miliona eurove dëme
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Shqipëria e ekspozuar përballë miliona eurove dëme

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2026 5:56 pm
49 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nëse sipas INSTAT një familje shqiptare në vitin 2024 shpenzoi mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, as 0.3% e këtyre shpenzimeve mujore nuk shkoi për sigurimin e pronave. Ndërsa, në anën tjetër, rreziqet nga ngjarjet aksidentale dhe katastrofat natyrore janë në shtim. Këtë fakt e vërejmë edhe në raportin e 6-mujorit të parë të vitit 2026 të industrisë së sigurimeve, sipas të cilit dëmshpërblimet për pronën u rritën me 84.18% krahasuar me një vit më parë, dëshmi dykahëshe kjo: si për shtimin e dëmeve në vend, ashtu edhe për rritjen e mbështetjes nga kompanitë për rreziqet e siguruara.

Përmbajtja
Studimi i tregut vendas të sigurimevePërfitimet nga sigurimi i pronës

Alarmet nga kontinenti

Neglizhenca e qytetarëve shqiptarë nuk përligjet nga shifrat zyrtare dhe alarmet bien edhe ndërkombëtarisht. Sistemi evropian për monitorimin e zjarreve në pyje, EFFIS, e përfshin Shqipërinë në zonat me rrezik të mesëm deri të lartë nga zjarret natyrore. Rasti i flakëve në Malin e Krujës nuk la shumë vend për diskutim. E gjithë Evropa gjendet në alert zjarresh dhe ndihma ndërshtetërore në periudha si këto bëhet e pamundur dhe rëndësia e mekanizmit të mbrojtjes financiare përmes sigurimit e pazëvendësueshme. Nga ana tjetër, si për ta mbështetur këtë nevojë, zjarret aksidentale po raportohen përditë në kronika lajmesh të mediave vendase, sidomos me ardhjen e sezonit turistik.

Qendrat kontinentale të specializuara për sizmiologji, EFEHR Risk Maps, e rendisin Shqipërinë ndër 5 vendet evropiane me rrezikun me të larte nga tërmeti ne Evropë. Edhe për sa u takon përmbytjeve situata nuk është më premtuese.

Platforma profesionale FloodMap, rreth 1/5 e territorit shqiptar, veçanërisht Ultësirën Perëndimore, e klasifikon në rrezik konstant përmbytjesh.

PELR, Pan-European Landslide Risk, si platformë veçon të paktën 2/5 e territorit të vendit si me rrezik mesatar të lartë ose të lartë për rrëshqitje dherash.

Me fjalë të tjera, Shqipëria është e ekspozuar ndaj të gjitha risqeve natyrore dhe aksidentale në pronë. Statistikat nuk e përkrahin neglizhencën e shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre, veçanërisht përpara faktit se secili prej këtyre risqeve është i sigurueshëm.

Studimi i tregut vendas të sigurimeve

Sigurime.Online, portali i specializuar për fushën e sigurimeve dhe risigurimeve, vlerëson se sigurimi i pronës mbetet ndër instrumentet më pak të përdorura të mbrojtjes financiare në Shqipëri. Sipas tyre, nëse ritmi i dëmeve të 6-mujorit të parë të vitit vijon edhe në pjesën e dytë, ekspozimi potencial ndaj dëmeve të pasiguruara mund të arrijë rreth 164 milionë euro (si faturë minimale), për familjet dhe bizneset përgjatë vitit 2026.

Ky studim u bë sipas një simulimi ekonomik konservator dhe u bazua në të dhënat e AMF, INSTAT dhe të dhëna historike të industrisë, duke supozuar se frekuenca dhe madhësia mesatare e dëmeve do të mbeten të ngjashme me 6-mujorin e parë dhe se ekspozimi mesatar është i njëjtë për njësitë e siguruara dhe ato të pasiguruara.

Sigurime.Online solli edhe të dhëna të tjera: sigurimi i pronës përbën vetëm 10.6% të sigurimeve të blera në vitin 2026; nga rreth 123 mijë biznese dhe 755 mijë familje, vetëm rreth 5 mijë biznese dhe 40 mijë familje kanë sigurim prone. Duke u nisur nga 408 milionë lekë dëmshpërblime në 6 muaj, studimi projekton rreth mbi 816 milionë lekë për gjithë vitin (duke qenë se përherë 6-mujori i dytë njeh një rritje), nga të cilat 80% për bizneset dhe 20% për individët. Mbi këtë bazë, dëmi potencial i pasiguruar vlerësohet në rreth 12.4 miliardë lekë për bizneset dhe 2.9 miliardë lekë për familjet, duke e çuar ekspozimin total të pasiguruar ndaj dëmeve të pronës në mbi 15.3 miliardë lekë, ose 164 milionë euro.

Përfitimet nga sigurimi i pronës

Në Shqipëri, kompani si SIGAL ofrojnë mbulim te specializuar për secilin nga rreziqet nga të cilat rrezikohet vendi. Pasi dëmi ndodh, sigurimi ndihmon në rikthimin e shpejtë në normalitet përmes dëmshpërblimit, sipas kushteteve të dakordësuara paraprakisht përmes kontratës me siguruesin dhe mbulimit të policës. Mbi 1 në 3 dëmshpërblime qe industria e sigurimeve me 8 kompani operuese pagoi për dëmet në pronë, në 6 muajt e parë të vitit 2026, u paguan nga SIGAL INSURANCE GROUP. SIGAL INSURANCE GROUP pranon në sigurim edhe objekte me vlerë limit të mbulimit 70 milionë euro, falë bashkëpunimit me kompani lider në Botë për risigurime.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2026 kompania u pagoi klientëve të vet 144.7 milionë lekë nga 407.7 milionë që dëmshpërbleu i gjithë tregu me tetë kompani operuese. Kompani si SIGAL INSURANCE GROUP i ofrojnë tregut vendas produktet me standardet më të larta dhe të njëjta me Perëndimin, si edhe dëmshpërblime të shpejta dhe korrekte. Neglizhenca për të siguruar pronat, përballë rreziqeve që listuam më sipër dhe mundësive që ofron tregu, nuk përligjet nga asnjë faktor.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A është Ron Yeffet njeriu që Edi Rama po përgatit për Aeroportin e Vlorës?
Artikulli tjetër Edhe FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.