KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin”
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin”

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 9:30 am
15 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka një përqindje më të lartë të të rinjve me arsim të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, lë pas Italinë, Gjermaninë dhe Ballkanin Perëndimor.

Por ndërsa në arsim po arrijmë Europën, në të ardhura dhe mundësi ekonomike mbetemi shumë larg saj. Ironia është se vendet që kemi lënë pas në nivelin e shkollimit janë ndër ato që po përfitojnë nga largimi i profesionistëve shqiptarë.

Shqipëria është një hap përpara mesatares së Bashkimit Europian për peshën e të rinjve që kanë përfunduar arsimin e lartë.

Sipas të dhënave të Censit 2023 të INSTAT, 43.2% e popullsisë së moshës 25–34 vjeç kishte përfunduar arsimin terciar, përkundrejt 43.1% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtin vit, sipas Eurostat. Ky është viti më i fundit kur INSTAT e raporton këtë tregues.

Diferenca është minimale, vetëm 0.1 pikë përqindjeje, por Shqipëria renditet më mirë se një pjesë e konsiderueshme e vendeve europiane dhe shumë më lart se ekonomitë e rajonit.

Në letër, të paktën për këtë tregues, Shqipëria e ka arritur Europën. Në praktikë, tregu shqiptar i punës, niveli i pagave dhe mundësitë për zhvillim profesional mbeten larg atyre që ofrojnë ekonomitë europiane.

Krahasimi më domethënës është me Italinë, një nga destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar. Në vitin 2023, vetëm 30.6% e të rinjve italianë të moshës 25–34 vjeç kishin përfunduar arsimin e lartë, sipas Eurostat, ose 12.6 pikë përqindjeje më pak se në Shqipëri.

Italia është ndër vendet me peshën më të ulët të të rinjve me arsim të lartë në Europë. Megjithatë, ekonomia italiane vazhdon të tërheqë shqiptarë të arsimuar, që gjejnë atje mundësi më të mira punësimi dhe të ardhurash.

Një kontrast i ngjashëm vërehet edhe me Gjermaninë. Në vitin 2023, 37.9% e të rinjve gjermanë kishin përfunduar arsimin e lartë, 5.3 pikë përqindjeje më pak se në Shqipëri.

Gjermania është kthyer vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm për emigrimin e profesionistëve shqiptarë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, por edhe për specialistë të teknologjisë së informacionit dhe profesione të tjera të kualifikuara.

Shqipëria, dukshëm mbi rajonin

Diferencat janë edhe më të mëdha me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, në vitin 2023, 34.7% e të rinjve 25–34 vjeç kishin përfunduar arsimin e lartë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 32.3%. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha ishte vetëm 26.6%.

Për Malin e Zi, e dhëna e përfshirë në krahasim i përket vitit 2020, kur treguesi ishte 40%,.

Në Europë, nivelet më të larta në vitin 2023 regjistroheshin në Irlandë (62.7%), Qipro (61.7%) dhe Luksemburg (60.2%). Në fund të renditjes ishin Rumania (22.5%), Bosnja dhe Hercegovina (26.6%) dhe Hungaria (30.1%). Italia, me 30.6%, ishte gjithashtu ndër vendet e fundit.

Shqipëria kishte një tregues më të lartë edhe se Austria, Portugalia, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria.

Europa merr kapitalin njerëzor që Shqipëria e ka të vështirë ta mbajë

Largimi i profesionistëve të kualifikuar është kthyer në një problem strukturor, veçanërisht në shëndetësi dhe në profesionet që kërkojnë aftësi të specializuara.

Sipas një analize të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të raportuar më herët nga Monitor, rreth 23% e shqiptarëve me arsim të lartë jetonin jashtë vendit në periudhën 2023–2024, ndërsa kthimet ishin shumë më të kufizuara.

Ndërsa Bashkimi Europian synon që deri në vitin 2030 të paktën 45% e të rinjve 25–34 vjeç të kenë përfunduar arsimin e lartë, Shqipëria ishte vetëm 1.8 pikë përqindjeje larg këtij objektivi që në vitin 2023.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiçit

Parlamenti Evropian reagon për protestat në Tiranë

Skandali i videove intime, pasqyra e një Shqipërie ende patriarkale

Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, premton shpërblime për policët dhe ndëshkime për studentët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqata e Gazetarëve kërkon hetim dhe garanci për sigurinë e medias
Artikulli tjetër Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas dhunës në qytetet franceze

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arsyet në sfond të rebelimit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 19 Tetor, 2026
Rama duhet të largohet
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?
Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.