KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2026 10:35 am
131 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Protestuesit u ngjeshën në rendin e dhjetëramijërave përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit mbrëmjen e 10 qershorit 2026, në protestën më të madhe që vendi ka parë që nga protestat që sollën rrëzimin e regjimit komunist tre dekada e gjysmë më parë.

Protestestat nisën njëmbëdhjetë ditë më parë dhe u ndezën nga dhunimi dhe rrëmbimi i një qytetari nga rojet private të sigurisë në shërbim të kompanisë që rrethoi zonën e mbrojtur Nartë – Pishë Poro me gardh me tela me gjemba me synimin për të ndërtuar komplekse vilash dhe hotele. Që nga dita e parë, numri i protestuesve ka ardhur vazhdimisht në rritje, me qytetarë të informuar kryesisht përmes rrjeteve sociale ndërsa media konvencionale në përgjithësi zgjodhi të injorojë dhe pastaj shpërndau informacione keqinformuese të qeverisë me aludime për komplot të huaj si nxitës pas protestave.

Shqipëria nuk e ka praktikën e vlerësimit të numrit të pjesëmarrësve nga institucionet publike, siç është policia në vende të ndryshme kështu që pjesëmarrja mbetet çështje e debatueshme.

Zyrtarë të ndryshëm socialistë kanë sugjeruar se në protestë kanë marrë pjesë jo më shumë se 2 mijë vetë, ndërsa vlerësime të tjera flasin për shumëfish të kësaj shifre.

Situata ndryshoi kryekëput të mërkurën më 10 qershor kur i gjithë bulevardi nga Sheshi Skënderbej deri te kryeministria ishte i mbushur. Marshimi që pasoi vijoi përgjatë Rrugës së Kavajës dhe Rrugës Muhamet Gjollesha për të dalë sërish në bulevard.

Qytetarët bërtitën në korr “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re” si dhe hodhën slogane të ndryshme, përfshirë “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama Burg – Berisha Burg!”

Protesta e emërtuar “Revolucioni i Flamingove”, për shkak të flamingove të shumta që ndalojnë në Lagunën e Zvërnecit, duket se do të vijojë gjatë.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kërkesën e protestuesve për dorëheqje por së fundmi bëri me shenjë mundësinë e plotësimit të një kërkese dytësore, anulimin e ligjit kontrovers “Për Investimet Strategjike”.

Protesta është brohoritur brenda dhe jashtë vendit për shkallë të lartë të edukatës qytetare dhe vetëdijes politike, ndonëse incidentet me gjuhë urrejtjeje ndaj minorancave të ndryshme nuk kanë munguar.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u përhap “Revolucioni i flamingove”, nga resorti i Kushnerit, te elita politike
Artikulli tjetër Redi Struga/ Biznesmeni kontrovers, që u bë beu i Zvërnecit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.