KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, si laborator i migracionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, si laborator i migracionit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria, si laborator i migracionit

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2025 11:42 am
193 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King,  profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykatës së Durrësit “i zhduken” 8 kinezet e prostitucionit

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri

Trukimet, Duka i shtatë, sa e ka koefiçentin për në SPAK?

KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune
Artikulli tjetër Fabrika e përpunimit të bakrit shkarkon mbetjet në lumin Fan, ndotje shqetësuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apeli i Posaçëm refuzon të nxjerrë nga qelia ish-Presidentin Meta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 4 Maj, 2026
Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi?
Analize Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli shkruan historinë: fitorja e tretë radhazi
Aktuale Analize Sociale Sporti 4 Maj, 2026
Paraziti qe financohet nga ekonomia kriminale të vret
Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.