KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët me portofol dixhital
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët me portofol dixhital
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqiptarët me portofol dixhital

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2026 10:04 am
270 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në vendet e BE-së, qytetarët kanë në telefonat celularë të tyre një portofol dixhital që zëvendëson kartën e identitetit dhe dokumente të tjera, të njohura nga shteti. Si vend që po negocion për anëtarësimin, edhe Shqipëria ka nisur hapat e parë për tu afruar gradualisht me këto standarde.

Për herë të parë edhe në vendin tonë qytetarët do të mund të identifikohen në distancë, pa qenë fizikisht përmes një ‘portofoli digjital’.

Praktikisht përmes këtij portofoli digjital, mund të aplikosh për një dokument, të nënshkruash një kontratë, të marrësh një shërbim bankar duke u identifikuar përmes ‘portofolit’ apo edhe të firmosësh një kredi online, pa qenë nevoja në shkosh në sportele me kartë identiteti fizike.

Ky projektligj i qeverisë “Për Identifikimin Elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin digjital” u prezantua në Komisionin e Ekonomisë këtë të hënë.

“Ndërtimin dhe funksionimin e portofolit të identitetit dixhital që është pikërisht një nga risitë i cili ndërkohë do t’i japi qytetarëve dhe të gjithë subjekteve aplikues mundësinë që ai ata të mund të realizojnë nga telefonat e tyre, pra nga mjetet e tyre elektronike mundësinë për t’u identifikuar edhe në distancë”, thotë zv.ministrja e infrastrukturës Enkelejda Muça.

Ky ‘aplikacion’ me të dhëna sensitive nuk do të jetë i detyrueshëm për qytetarët.

“Është tërësisht vullnetar përdorimi i portofolit nga qytetarët, pra nuk është i detyrueshëm”, thotë drejtori i AKSK.

Ky shërbim “portofoli digjital”, nuk do të ofrohet vetëm nga AKSHI.

“Ne kemi detyrim që të kemi të paktën një ofrues që është ngarkuar AKSHI, por kjo nuk ndalon ofrues të tjerë që të aplikojnë, të certifikohen dhe të ofrojnë shërbime të portofolit dixhital. Momentalisht është vetëm AKSHI që ofron, që i përmbush kriteret për ofrimin e shërbimeve të besuara. Nuk ka pasur interes nga operatorë të tjerë dhe në rastet kur ka pasur interes nuk kanë plotësuar kriteret që parashikon ligji për t’u certifikuar nga ana jonë. Në të ardhmen, në qoftë se do të ketë operator ose kërkesa nga operator, patjetër që mund të paraqesin gjithë dokumentacionin pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike që të certifikohen”, sqaron Bledar Kazia drejtori i AKSK.

Nëse një operator privat certifikohet për të ofruar shërbimin e ‘portofolit digjital’ ai do të jetë nën përgjegjësinë e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për ta mbrojtur nga sulmet kibernetike.

“Në momentin që një ofrues është i certifikuar për të dhënë shërbime të portofolit dixhital, automatikisht ai kalon infrastrukturë kritike dhe si i tillë i nënshtrohet ligjit për sigurinë kibernetike”, pohon Kazia.

Synimi është që brenda vitit 2027, portofoli i identitetit digjital të jetë plotësisht i integruar në ekosistemin evropian të identitetit digjital, duke i lejuar qytetarët shqiptarë të përdorin identitetin e tyre: me standarde të larta sigurie dhe privatësie sipas standardeve të BE-së, për çdo shërbim publik dhe privat.

Efektet financiare për një periudhë 10 vjeçare të ngritjes dhe mirëmbajtjes së sistemeve të reja përllogariten në rreth 703 milionë lekë me TVSH.

Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji shfuqizohen dy ligje aktuale në fuqi ai për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, ligji për nënshkrimin elektronik dhe të gjitha aktet nënligjore në shërbim të tyre.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë

Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit

Plani izraelit për kibucët dhe 4 ligjet e Edi Ramës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet sërish kosto e borxhit afatgjatë të qeverisë
Artikulli tjetër Rama replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po e trondit Tiranën, vala e protestave rinore kundër korrupsionit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Sa bamirës janë shqiptarët?
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Tetor, 2026
Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.