KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptari u gjet i pajetë në një pus në Itali, një 29-vjeçar pranon vrasjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptari u gjet i pajetë në një pus në Itali, një 29-vjeçar pranon vrasjen
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqiptari u gjet i pajetë në një pus në Itali, një 29-vjeçar pranon vrasjen

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2026 10:16 am
14 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën e Longianos, në Itali. Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për borxhe të lidhura me drogën.

Maxhallaku, i cili punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare, ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e 8 tetorit, pasi i kishte thënë bashkëshortes se do të shkonte në një lokal. Ai nuk u kthye më, duke lënë pas bashkëshorten dhe vajzën njëvjeçare.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, shqiptari është takuar atë mbrëmje me të dyshuarin në banesën e këtij të fundit, ku një debat mes tyre dyshohet se ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Hetuesit dyshojnë se italiani kishte grumbulluar borxhe për drogën.

“E bëra unë”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari, i cili ka pretenduar se ishte ndier i kërcënuar dhe kishte pasur frikë për veten dhe familjen.

Pas vrasjes, ai dyshohet se e ka transportuar trupin e Maxhallakut dhe e ka hedhur në një pus pranë fushave, ndërsa i ka vënë flakën edhe automjetit të shqiptarit për të zhdukur gjurmët.

I dyshuari ndodhet në ambientet e karabinierëve në Savignano dhe pritet të transferohet në burgun e Forlit, ndërsa autopsia pritet të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes dhe të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të krimit.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tensione në kuvend, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës

Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët!

Si u arratis Bolsonaro nga Brazili?

Origjina e pabarazisë

Zemërimi social dhe dështimi i politikës!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën
Artikulli tjetër Kush financoi dy apartamentet dhe investimet mbi 1 milion euro të Faktoje.al?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Durana Tech Park prezantohet ende si maket
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Ballkani Perëndimor: kostoja e lartë e aleancave me Izraelin!
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Taulant Balla i bën bisht pyetjes së Nikoll Lesit
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.