KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shteti ia ngarkon klientit, komisionet për pagesat me kartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shteti ia ngarkon klientit, komisionet për pagesat me kartë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shteti ia ngarkon klientit, komisionet për pagesat me kartë

Përditësimi i fundit: 16 Dhjetor, 2025 9:29 am
116 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi rikthimin, pas disa vitesh, të shërbimit të kryerjes së pagesave online për shërbimet e saj, nëpërmjet portalit e-Albania.

Pagesa do të mund të kryhet nëpërmjet terminalit POS virtual të ofruar nga një bankë tregtare, me të gjitha kartat e pagesave (të debitit apo kreditit), të lëshuara nga bankat dhe institucionet e tjera të pagesave në vend.

Megjithatë, ofrimi i këtij shërbimi do të shoqërohet me kosto shtesë për qytetarët. Në informacionin zyrtar për përdoruesit në portalin e-Albania, përcaktohet se, për pagesat e kryera me kartë krediti/debiti zbatohet një komision që aplikohet dhe mblidhet nga lëshuesi i kartës.

Për pagesat në vlerë deri në 1,800 lek, aplikohet një komision prej 50 lekësh; ndërsa, për pagesat në vlera mbi 1,800 lekësh, aplikohet një komision prej 3% e vlerës.

Një praktikë e njëjtë aplikohet edhe në shërbime të tjera. Për shembull, në rastet kur bizneset paguajnë me kartë në e-Albania për tarifën e certifikatës elektronike të fiskalizimit, ata duhet të paguajnë gjithashtu një tarifë shtesë prej 3% mbi shumën prej 4 mijë lekësh.

Në mënyrë paradoksale, qytetari mund ngarkohet me komisione më të larta për pagesat online, krahasuar me ato që do të paguante nëse do ta kryente pagesën në cash, pranë sporteleve të institucioneve financiare.

Ndërkohë që për pagesat në sportel në përgjithësi banka i ngarkon klientëve komisione fikse, për pagesat online në vlera të mëdha kostoja (3% e tarifës) në shumicën e rasteve do të rezultojë më e lartë.

Si rregull, komisionet e lidhura me pranimin e pagesave me kartë i ngarkohen subjektit që kontrakton përdorimin e shërbimit të pagesës, pra, tregtarit, ose në rastin konkret, institucionit publik. Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi, secili prej nesh mund të paguajë me kartë në dyqane apo në blerjet online, pa kosto shtesë.

Por, në disa raste, tregtarët, sidomos ata të vegjël, ia ngarkojnë komisionin e pagesës me POS klientit. Në përgjithësi, kosto që i transferohet klientit është në intervalin e 2.5% deri në 3%, megjithëse sipas ekspertëve të sektorit bankar komisioni që i banka i ngarkon tregtarit në vitet e fundit është ulur poshtë këtyre niveleve.

Në rastin e pagesave në e-Albania, institucionet shtetërore po sillen në mënyrë të ngjashme me pronarët e restoranteve apo njësive të vogla të shitjes.

Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për një ekonomi cashless brenda vitit 2030, që synon zhvendosjen e pjesë më të madhe të pagesave nga para fizike drejt kanaleve dixhitale. Në ligjin për “Procedurat Tatimore”, të sapoamenduar nga Kuvendi i Shqipërisë, u vendos edhe detyrimi për pajisjen e bizneseve (me disa përjashtime) me terminal POS për pagesa elektronike brenda vitit 2026.

Por, ndërkohë që dëshiron të promovojë pagesat elektronike, vetë shteti i ngarkon këto pagesa me kosto shtesë për qytetarët.

Për më tepër, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që vitin e ardhshëm do të adoptojë direktivën e Komisionit Europian për “Interchange Fee Regulation”, që pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve që paguhen nga tregtarët për pranimin e pagesave me kartë.

Ngarkesa me kosto shtesë mund t’i dekurajojë qytetarët të përdorin kanalet elektronike të pagesave dhe t’i mbajë ata të lidhur me pagesat në cash në sportelet e bankave apo institucioneve të pagesave.

Në rastin konkret, tarifat e shërbimit të ASHK-së për veprimet e kryera nga qytetarët pranë saj nuk mund të konsiderohen aspak simbolike. Për shembull, regjistrimi i një kontrate shitblerjeje për pronën i kushton qytetarit apo subjektit një tarifë prej 5 mijë lekësh, ndërsa lëshimi i certifikatës elektronike të pronësisë kushton 3 mijë lekë. Regjistrimi i një kontrate hipotekimi për kreditë deri në 10 milionë lekë kushton 17 mijë lekë, ndërsa për kreditë me vlerë mbi 10 milionë lekë kushton 30 mijë lekë.

Pavarësisht tarifave të larta, duket se institucionet shtetërore nuk janë aspak të gatshme të paguajnë vetë një kosto për pranimin e pagesave elektronike, por faturën e “ekonomisë cashless” duan t’ia transferojnë qytetarit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Era e fortë përmbys Statujën e Lirisë në Brazil
Artikulli tjetër Greqi, fermerët dhe qeveria drejt dialogut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.