KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po abuzohen punonjësit indianë në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po abuzohen punonjësit indianë në Shqipëri?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si po abuzohen punonjësit indianë në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 1:17 pm
74 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Familja e Rajesh-it iu drejtua kompanisë indiane të rekrutimeve, Amster, në vitin 2023, pasi ai u kthye nga Dubai, ku kishte punuar për rreth 10 vjet. Ai kishte humbur punën gjatë periudhës së COVID-it, dhe këstet e rritura të kredisë për shtëpinë e shtynë familjen të kërkonte një tjetër mundësi jashtë shtetit.

Amster fillimisht u kërkoi rreth 2.5 lakh rupi (rreth 2,700 euro) për punë të pakualifikuar në Shqipëri. Por ata i zhvatën pothuajse 6,600 euro duke u arsyetuar me refuzime vizash, vonesa dhe madje edhe me luftën Rusi-Ukrainë, tha Ambily, bashkëshortja e Rajesh.

Familja shiti rreth 40 sovranë ari (monedha/bizhuteri ari), mori hua përmes firmave të mikro-financës dhe përfundimisht shiti shtëpinë pasi nuk paguan dot këstet. “Humbëm paratë që kishim fituar me vite të tëra pune të palodhur. E shitëm shtëpinë tonë për të shmangur bllokimin nga banka,” tha ajo.

Pas më shumë se një viti vonesash dhe pagesash shtesë, Rajesh dhe katër persona të tjerë fluturuan drejt Shqipërisë më 3 Mars 2025. Rreth një javë më vonë, tha Ambily, tre prej tyre, përfshirë Rajesh-in, u morën për atë që besonin se do të ishte punë në gurore. Në vend të kësaj, ata u dërguan në një minierë kromi thellë brenda një mali të mbuluar me dëborë.

“Kishte njerëz atje me gjymtyrë të humbura dhe gishta të prerë. Rajesh fillimisht kishte vështirësi në frymëmarrje, por këmbëngulte të punonte për shkak të borxheve që kishim në shtëpi. Ai më tha se kishte shumë borxhe dhe nuk mund të kthehej me duar bosh,” tha Ambily.

Pas rreth 15 ditësh, Rajesh u rrëzua pa ndjenja. Duart e tij ishin të nxira dhe gjakoseshin nga i ftohti, tha Ambily. Më pas, kalvari mori një tjetër rrjedhë.

Ambily pretendoi se grupi u dërgua drejt kufirit me Greqinë dhe i mashtruan që të nënshkruanin dokumente ku pranonin se kishin hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme. Rajesh refuzoi të nënshkruante, ndërsa katër të tjerët nënshkruan, tha ajo.

Të rinjtë më pas dyshohet se u kërcënuan se do t’u ndalohej hyrja në Evropë deri në vitin 2030. Nga frika e arrestimit, katër prej tyre ikën në pyll dhe u ndoqën nga policia, sipas Ambily. Ata vrapuan për më shumë se 50 km dhe u fshehën atje për ditë të tëra.

Ndërkohë, Rajesh u kthye në Kochi nga Amster Overseas pasi ai tha se do të bënte ankesë, pretendoi Ambily. Ajo tha se Rajesh u mbajt në një hotel në Ernakulam në vend që të lejohej të kthehej në shtëpi. Fillimisht, operatorët e agjencisë e qetësuan duke i premtuar një vizë për në Bahrein dhe duke i thënë se së shpejti do të dërgohej sërish jashtë shtetit.

Gjatë kësaj kohe, ai u detyrua të punonte në një restorant në Edappally, tha Ambily. “Ai bënte punë pastrimi për pothuajse 20 orë në ditë. Për katër muaj, ata e paguan vetëm rreth 40,000 rupi (rreth 440 euro),” pretendoi ajo.

Kur ajo dhe Rajesh filluan të kërkonin përgjigje dhe kërcënuan se do t’i drejtoheshin policisë, Ambily tha se toni i tyre ndryshoi. “Na kërcënuan. Na thanë të mos flisnim për atë që kishte ndodhur,” tha ajo.

Pas një përpjekjeje fillestare për të bërë një denoncim në stacionin e policisë në Palarivattom, Ambily iu drejtua Zëvendës Komisionerit të Policisë (DCP), pas së cilës u regjistrua një procedim penal. Ambily tha se ajo arriti të kthejë rreth 4 lakh rupi nga humbjet që tejkalonin 9 lakh rupi, por refuzoi të tërhiqte çështjen e saj.

Ajo vazhdon të flasë publikisht për përvojënt e tyre pavarësisht marrëveshjeve financiare, jo thjesht për të rikuperuar paratë e tyre, por për të paralajmëruar të tjerët. “Dua që familjet e tjera ta dinë se çfarë ka ndodhur përpara se t’u besojnë premtimeve të ngjashme dhe të bien në kurth,” tha Ambily.

 

Marrë nga Onmanorama.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë
Artikulli tjetër Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij, për të ngulur kullë në zemër të Pogradecit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.