KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po e ngre rrjetin Besmir Beja, për t’a kthyer Doganën, në shërbim të vetes dhe familjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po e ngre rrjetin Besmir Beja, për t’a kthyer Doganën, në shërbim të vetes dhe familjes
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Si po e ngre rrjetin Besmir Beja, për t’a kthyer Doganën, në shërbim të vetes dhe familjes

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 12:38 pm
208 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden, ndërkohë që kokën e kishte në tenxhere, ka arritur të emërohet në një nga institucionet më të rëndësishme të Shqipërisë, në krye të Doganës Shqiptare. Bëhet fjalë për Besmir Bejën, i cili prej më shumë se 4 muajsh po tenton që t’a kthejë Doganën në shërbim të vetes, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke i emëruar në poste kyçe.

Beja njihet në qarqet e juristëve si “Oktapodi i bordeve”, pasi me lidhje tepër të dyshimta me disa organizata apo kompani konsulencë, ngjyente dhe shqyente nga të gjitha anët, duke mos lënë në tokë as thërrimet. Madje, nga hulumtimet e Vox News rezulton se Bejës nuk i mjaftonin 8 tentakulat, por në një vit kalendarik arrinte të kryente deri në 10 punë njëkohësisht. Ai “përdorej” nga disa pushtetarë si “qepës” i mirë i letrave, ndërkohë që hartonte edhe ato broshurat e kota që shpërndahen dhe i lexojnë vetëm ata që i shkruajnë.

Pikërisht, edhe gjatë këtyre 130 ditëve në krye të Doganës Shqiptare, Besmir Beja po “kopjon” punën në këto borde, duke tentuar që të kapë çdo tentakulë në rrethe, duke bërë emërime dhe shkarkime, duke futur duart, këmbët e hundët në çdo punë, jo për t’a rregulluar, por për t’a vjelë. Synimi i tij është kapja e çdo qindarke që futet në Doganë, njësoj siç ka bërë me bordet e famshme ku ka qenë pjesë, duke marrë dhe u paguar njëkohësisht nga shumë institucione shtetërore, njësoj si ata parazitët që rrinë e ngrohen në diell, dhe nga ana tjetër paguhen.

“Oktapodi i bordeve” kishte krijuar një rrjet të gjerë në institucionet shtetërore, duke pasur shoqëri me drejtuesit, të cilët e fusnin në bordet e famshme, jo për aftësitë, por për mënyrën sesi Beja arrinte që të zbatonte porositë që merrte. Një individ me disa shtylla kurrizore, i cili pasi bëri xhiron në disa ministri, herë si këshilltar, si sekretar i përgjithshëm, shef sektori, arriti që të kapte një nga postet më të rëndësishëm në hierarkinë e shtetit shqiptar.

Për kujtesë të lexuesve, Vox News analizoi deklaratat e pasurisë së Besmir Bejës para se të emërohej drejtor Dogane, ku rezulton se në vitin 2024 është paguar nga shumë institucione dhe shoqëri. Ai ka marrë rreth 1 mijë euro nga një program zhvillimi i SME, ka qenë në bordin e Black Sea, ku ka marrë 2 mijë euro, ndërkohë që është paguar me 6 mijë e 400 euro nga “Center for International Legal”.

Deri këtu asnjë gjë të keqe, pasi nëse ka bërë punën, është paguar, por më poshtë do të shikoni çudira, pasi nga data 1 janar 2024 deri më datë 31 dhjetor 2024, ka punuar dhe ka qenë në borde të disa institucione. Në deklaratën e pasurisë, Beja deklaron se ka qenë në bordin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, ka qenë në këshillin drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ka marrë honorare nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Gjithashtu ka qenë edhe në këshillin drejtues ose bordin e KMCAP, pra të Kempit Epror.

Deri tani numëruam plot 7 paga, brenda të njëjtit vit kalendarik, por nuk mbarojnë këtu, pasi “tentakulën” e tetë e ka pasur në pagesat që ka marrë në Ministrinë e Arsimit, ku ka qenë sërish anëtar bordi. E 9-ta pagesë ka qenë në bordin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Në atë vit, pra gjithmonë në vitin 2024, Besmir Beja, ka marrë pagë në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Financave, në vlerën e 2.6 milionëve.

Ndërkohë, në të njëjtin dokument, deklarimet e pasurisë të vitit 2024, të publikuar në vitin 2025, bashkëshortja e Besmir Bejës, zonja Odeta Jahaj ka deklaruar disa dhurata monetare, në shumën prej 4 mijë eurosh.

Pagesat vijonin më pas në një qendër, në shumë 374 mijë lekë, apo nga institucionet ndërkombëtare në vlerën e rreth 14 mijë eurove. Njësoj si bashkëshorti, edhe zonja Odeta Jahaj ka deklaruar disa pagesa, teksa puna e saj kryesore është te organizata GIZ, ku ka marrë një shumë prej 1,249,441 lekë.

Vox News ka hulumtuar të tjera informacione që kanë të bëjnë me të kaluarën e Besmir Bejës, i cili duket se ka qenë mjaft aktiv në marrjen e pagesave nga disa institucione, qoftë private apo shtetërore, por edhe në administrimin e shoqërive të këshillimit ligjor.

Në vitet 2015 dhe 2016, Besmir Beja dhe bashkëshortja e tij, Odeta Jahaj, kanë qenë administrator të një shoqërie që merrej me këshillime ligjore. Kompania quhet “MODUS LEGAL SERVICES”, ku burrëe grua kanë bërë rotacion në drejtimin. Në vitin 2016, vendin e lënë bosh nga Odeta e zuri Besmiri për të vijuar më pas punën.

Sipas ekstraktit të QKB-së, firma merrej me këshillimie ligjore dhe financiare, veçanërisht këshillim në fushën e së drejtës tregtare, taksave, prokurimeve publike, koncesioneve apo privatizimet. Janë një sërë fushash që Besmiri ka kontribuar, nëse mirë apo keq, janë të tjetër që e gjykojnë.

I parashtruam faktet më sipër për të treguar se kush është drejtori i ri i Doganave Shqiptare, i cili duket se po implementon të njëjtën skemë edhe në atë dikaster. Nëse merr para’ nga disa anë, kjo mbetet për t’u faktuar nga institucionet ligjzbatuese, por fakt është se deri më tani, ai ka bërë disa veprime, duke fryrë kostot e tenderëve, duke bërë emërimet në poste kyçe, apo duke shkarkuar ata që nuk iu binden. Vox News ka siguruar të tjera informacione për “bëmat” e “Oktapodit të bordeve” …

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit

Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm

Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?
Artikulli tjetër Dokumentet që zbulojnë kush po e merr në kontroll Zvërnecin dhe Sazanin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Koment Korrupsion Kryesore Kulture Opinion Sociale 22 Tetor, 2026
Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.