KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u shndërrua emergjenca në propagandë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u shndërrua emergjenca në propagandë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Si u shndërrua emergjenca në propagandë

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 1:04 pm
284 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Reshjet e shumta të shiut në muajt e fundit përmbytën disa qytete dhe fshatra, duke dëmtuar infrastrukturën dhe izoluar komunitetet.

Në fund të muajit nëntor 2025, fryrja e lumit Shkumbin shembi një urë të ndërtuar në vitin 2007 që lidhte fshatin Xhyrë në Librazhd me rrugën kryesore, duke izoluar rreth 340 familje të zonës për disa javë.

Ngjarja ishte reale, emergjenca po ashtu. Mirëpo, një fenomen i jashtëzakonshëm shoqëroi këtë situatë. Riparimi i urës nga Reparti i Xhenios të Forcave të Armatosura e ktheu atë në një nga objektet më të fotografuara në rrjetet sociale nga politikanët.

Një urë, 13 vizita, 50 fotografi, 6 video, qindra artikuj në media nga Kryetari i Bashkisë Librazhd, deputeti i zonës, Ministrja e Brendshme dhe Ministri i Mbrojtjes.

Politikanët e vizituan urën e Xhyrës para ndërhyrjes, gjatë ndërhyrjes, u kthyen në mes të natës, dhe e përuruan pas rikthimit në funksion.

“Kur emergjenca bëhet skenë”

Me mikrofona të vendosur prej hyrjes në fshat, fjala përshëndetëse “Si jeni, mirë?” përsëritet dhjetëra herë pa mbarim nga kryetari i Bashkisë Librazhd Mariglen Disha dhe deputeti Olsi Komici, ndërsa takojnë në rresht banorë dhe punonjës nga reparti xhenio që punonin për ndërtimin e urës.

Gjithë kjo paraqitje sigurisht e shoqëruar me kamera të tyre dhe jo të medias.

“Ne ju dhamë fjalën bashkë me deputetin që ura do të mbarojë para Vitit të Ri dhe ura mbaroi para vitit të ri”, u shpreh drejtuesi i bashkisë Librazhd, Disha.

Narrativë kjo e mbështetur nga deputeti, i cili mes të tjerash tha: “Që kur ka fituar Marigleni, që kur fitova unë, ne çdo ditë të vitit do të jemi me ju, pranë jush, krah për krah jush. Kjo sfidë, ose fatkeqësi natyrore do ta quaja, tregoi atë që ne kemi premtuar. Ne kur japim premtime, ne i mbajmë”, u shpreh deputeti Olsi Komici.

Në fakt, ky është qëllimi pse zgjedhim përfaqësues politikë apo administratorë të parave tona, për të qenë pranë qytetarëve në situata emergjence në rastin konkret, por jo vetëm. Parandalimi duke investuar në infrastrukturë dhe mirëmbajtje të saj është një rast tjetër, që në Shqipërinë e përmbytjeve të fundit nuk rezultuan të tilla.

Videoja shoqërohet me një muzikë që të ndjell një situatë të rëndë, ku nga një moment i vështirë ka pasur shpresë dhe ringritje.  Mirëpo, publikimi i parë për këtë urë u krye më 21 nëntor 2025 nga Ministrja e Brendshme, Albana Kociu, e cila inspektoi urën e vjetër dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë, duke mos lejuar kalimin.

“Së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile po koordinojmë veprimet për rikthimin sa më të shpejtë të aksesit të automjeteve në urë ndërkohë si alternative po përdoret rruga e vjetër. Angazhimi ynë në terren vijon pa ndërprerje”, u shpreh ministrja asokohe.

Fill pas kësaj, deputeti Komici u duk në terren për të ndjekur situatën, e pasqyruar edhe në rrjete sociale. Mirëpo, ky nuk ishte postimi i tij i vetëm për këtë urë. Pesë postime në rrjetin social Facebook të deputetit kanë ndjekur ndërtimin e urës, gjatë procesit të ndërtimit dhe në orët e mbrëmjes.

“Vijon puna pa pushim për ndërtimin e urës së Xhyrës”, ndau ai më 23 dhjetor 2025 me ndjekësit në rrjetet sociale.

Komunikim ky, i cili u ndoq edhe nga kryebashkiaku Disha, me gjashtë postime të tilla në rrjetin social Facebook, madje edhe në 31 dhjetor.

“Falë reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Librazhd, u bë i mundur rikonstruksioni i plotë i urës në kohë rekord”, u shpreh kryebashkiaku Disha në Facebook.

Në fillimin e vitit të ri, ura iu rikthye vëmendjes sërish më 16 janar, pasi u vizitua edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Reagim i menjëhershëm dhe ndërhyrje e plotë për riparimin e urës”, u shpreh në Facebook ministri Vengu, ndërsa përdori këtë vizitë në urën e Xhyrës për të treguar gjithë ndërhyrjet e bëra nga ministria për rehabilitimin e infrastrukturës kritike gjatë kësaj periudhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndjekur më pas nga një kolazh fotosh nga vizita në terren, pulikuar nga kryebashkiaku Mariglen Disha.

Ura e Xhyrës sot është funksionale, por pikëpyetjet që shtrohen kanë të bëjnë me komunikimin publik në raste emergjencash.

Ecja në këmbë e përfaqësuesve politikë, me mikrofonë të ngjitur në xhaketë të zyrave të tyre të shtypit dhe jo të gazetarëve, duke zhvendosur llogaridhënien nga gazetarët drejt një komunikimi propagandues.

Ura e Xhyrës u rindërtua, e bashkë me të edhe një model komunikimi që e vendos qytetarin në plan të dytë, pas narrativës së suksesit personal e institucional.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas përmbytjeve dhe shkatërrimit të rrugëve, Bashkia e Durrësit bën tender 125 mijë euro për dekor
Artikulli tjetër Realiteti i punonjësve të shoqërisë civile në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.