KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali me të dhënat personale, “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandali me të dhënat personale, “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Skandali me të dhënat personale, “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 10:17 am
165 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur kompaninë e ndërtimit “Agi Kons” me mbi 35 milionë lekë, pas konstatimit të një sërë shkeljesh në përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Shkeljet e konstatuara

Sipas vendimit të Komisionerit, “Agi Kons” ka publikuar foto dhe video të individëve pa provuar më parë marrjen e pëlqimit të tyre, duke shkelur parimet bazë të ligjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale.

Kontrolli evidentoi gjithashtu mungesën e një kontrate të rregullt me kompaninë përpunuese “InterMedia”, mungesën e dokumentimit të veprimtarive të përpunimit, masa të pamjaftueshme teknike dhe organizative për sigurinë e të dhënave, si dhe mungesën e auditimeve dhe procedurave të monitorimit.

Po ashtu, kompania nuk kishte hartuar plane për menaxhimin e riskut dhe rikuperimin e të dhënave, nuk kishte dokumentuar politika për vazhdimësinë e biznesit në rast incidentesh dhe nuk kishte njoftuar Komisionerin për nëpunësin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbi 35 milionë lekë gjoba

Komisioneri vendosi një gjobë prej 24 milionë lekësh për shkeljen e parimeve të përpunimit të të dhënave personale dhe mungesën e pëlqimit të subjekteve.

Një tjetër masë administrative prej 11.11 milionë lekësh u vendos për shkeljet që lidhen me dokumentimin e proceseve, sigurinë e të dhënave dhe marrëdhëniet me subjektet përpunuese.

Në total, gjoba ndaj kompanisë arrin në mbi 35 milionë lekë.

Shoqëria administrohet nga Alban Çinari, ndërsa pronar përfitues i saj rezulton biznesmeni Gentian Sula, i cili zotëron indirekt 100% të kapitalit të kompanisë përmes shoqërisë mëmë “UK Development Holding Limited”.

Fillimisht, shoqëria është themeluar me aksione të ndara mes Arben Biçokut dhe Gentian Sulës, me nga 50% secili.

Masat e detyruara nga Komisioneri

Përveç gjobës, “Agi Kons” është urdhëruar të sigurojë pëlqimin e personave për përdorimin dhe publikimin e të dhënave personale, të rishikojë kontratën me kompaninë “InterMedia”, të dokumentojë dhe zbatojë masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave, si dhe të njoftojë zyrtarisht Komisionerin për nëpunësin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Kompania në fokus edhe të SPAK

“Agi Kons” dhe pronari përfitues i saj, Gentian Sula, janë përfshirë gjithashtu në një hetim të Prokurorisë së Posaçme.

Në vitin 2025, SPAK kërkoi dokumentacion nga Bashkia e Tiranës për leje ndërtimi, kontrata prokurimi dhe koncesione të lidhura me kompaninë për periudhën 2015-2024.

Sipas raportimeve mediatike, hetimi lidhet me dyshime për korrupsion aktiv në kuadër të dosjes “Veliaj”, ndërsa janë kërkuar edhe ortofoto satelitore për zonat “Kodra e Diellit” në Tiranë dhe resortin “Marea” në Qerret, projekte të lidhura me aktivitetin e kompanisë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hungaria bëhet pengesë që Ukraina dhe Moldavia të anëtarësohen në BE
Artikulli tjetër Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.