KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me pronare ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me pronare ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me pronare ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2026 10:17 am
39 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, po ndan këto ditë dhe javët e fundit “tortën” e madhe të tenderëve me vlerë 72 milionë euro, për mbushje gropash dhe ndërhyrje në fasadat e disa qyteteve. Janë dhjetëra firma që kanë përfituar nga “zemërgjerësia” e Agollit, teksa punët se çfarë do të bëhet e di vetëm ai.

Në letra shkruhet se janë disa fasada për t’u rregulluar dhe lyer, në disa qytete të Shqipërisë, teksa të kujton edhe rilindjen e famshme urbane, të cilët i ka dalë boja me kohë, por që do që ta kthejë Agolli. Duket se, ato punë të pabëra apo të bëra keq do të suvatohen nga vetë FSHZH, me disa tendera shumë të debatuar.

Por, kush po i merr paratë që dalin “lumë” nga një institucion deri më tani i pakontrolluar apo hetuar, që vijon të shpërdorojë në mënyrën më të keqe, teksa çuditërisht Prokuroria e Posaçme ende s’ka trokitur në atë derë. Vox News ka analizuar një procedurë, atë të lyerjes së disa fasadave në disa qytete, ku fitues ka dalë një kompani me një të kaluar shumë të dyshimtë.

Në datën 8 tetor 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka ndarë paratë e radhës, te një bashkim operatorësh, ndër të tjera edhe te kompania Bajrami N, në pronësi të ish-nënkryetares së Bashkisë Elbasan, Anduena Bajrami.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “rigjenerimi urban i stokut të banesave – Faza IV” në qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Kohëzgjatja e marrëveshjes është 24 muaj, teksa BOE Colombo, Blerimi, Bajrami N., dhe Agi Kons kanë ofruar 499 milionë lekë, ose mbi 5 milionë euro.

Vox News ka analizuar bilancet e kësaj kompanie në dy vitet e fundit, duke qenë se ka një nga firmat që ka fituar dhjetëra miliona euro me tendera publikë. Në qershor të vitit 2026, kompania ka publikuar bilancin e vitit 2025, ku rezulton se ortakja Anduena Bajrami ka nxjerrë një fitim prej 857 mijë lekë, ose rreth 9 mijë euro.

Ndërkohë, në vitin 2024, kjo kompani ka nxjerrë një bilanc me një humbje prej 42 milionë lekësh. Bilance tepër të dyshimta, pasi në regjistrat e thesarit rezulton se është paguar me miliona euro. Organet ligjzbatuese kanë pasur gjithmonë dyshime për veprimtari të paligjshme, deri më tani të pa faktuara, pavarësisht se janë ushtruar disa herë kontrolle dhe janë bërë disa verifikime.

Në verën e vitit të kaluar, Vox News publikoi një investigim me titull “Krim, korrupsion, influencë apo fat?! Si po i fiton me lehtësi firma ‘Bajrami N’ tenderët në Qarkun e Elbasanit”. “Çuditërisht, që nga emërimi i zonjës Bajrami në atë post, firma xhiron dhjetëra miliona euro, ku kryesisht fiton tendera nga Bashkia e Elbasanit, Peqinit, Belshit, Librazhdit apo edhe Gramshit” do të denonconte redaksia jonë.

VoxNews shfletoi dokumentet e tenderëve të fituar nga kjo firmë, ku institucioni që kryeson është Bashkia e Elbasanit, me plot 35 procedura. Vlera që kjo firmë ka fituar e vetme (pa bashkim operatorësh), është plot 739.642.326 lekë. Redaksia ka analizuar disa procedura, ku Bashkia e Elbasanit ka shpallur fituese këtë firmë. Një ndër to ka qenë procedura “sistemim asfaltim i rrugëve ‘Grigor Nosi’, ‘Xhafer Duhanxhiu’, ‘Hasan Kopili’ në lagjen 5 maji”, me një vlerë rreth 500 mijë euro.

Gjithashtu, është shpallur fituese edhe e tenderit rikonstruksion i shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi” me një vlerë 130 milionë lekë, teksa kjo procedurë u analizua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku gjeti dhjetëra abuzime. Ndërkohë, “Bajrami N” ka fituar edhe procedurën rikualifikimi urban i parkut qendror Rinia, me një vlerë 208 milionë lekë. Parku pas ndërtimit u shkatërrua dhe u deshën para shtesë që ta rivinin në punë. Firma ka fituar edhe tenderin e ndërtimit të sheshit “Valmi” me një vlerë 62 milionë lekë.

E vetme në garë ka fituar edhe plot 18 procedura në Bashkinë e Librazhdit, me një vlerë rreth 3 milionë euro. Të jetë fat apo meritokraci? Redaksia jonë analizoi edhe tenderët e fituar nga Bajrami N në bashkëpunim me firma të tjera, ku ka dyshime se është favorizuar dukshëm.

Firma “Bajrami N” ka pasur pronarë familjen Bajrami. Fillimisht ka qenë Nazifi dhe aktualisht është Anduena Bajrami, e cila ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Qazim Sejdinit dhe më pas Gledian Llatja. Por, edhe gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan, bashkëshorti Nazifi merrte tendera nga Bashkia Elbasan. Ndërkohë, disa media kanë publikuar edhe të dhëna se bashkëshorti i Anduena Bajramit ka qenë i sekduar, nga një shkresë e muajit dhjetor të vitit 2020. Por, deri më sot nga organet ligjzbatuese nuk kanë bërë ndonjë operacion apo njoftuar për nisjen e hetimeve.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmi ndaj bankave është vetëvrasje ekonomike
Artikulli tjetër A po i lë Rama bizneset të sulmohen për të nxitur urrejtjen e qytetarëve ndaj protestuesve?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.