KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të dypunësuarit paguan 22 milion euro tatime shtesë mbi pagën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të dypunësuarit paguan 22 milion euro tatime shtesë mbi pagën
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Të dypunësuarit paguan 22 milion euro tatime shtesë mbi pagën

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 8:58 am
118 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si administrator dhe konsulent. Gjatë vitit 2024, në punën ku ishte administrator merrte 150 mijë lekë në muaj dhe në tjetrën, si konsulent, 100 mijë lekë në muaj.

Gjatë vitit, secila nga kompanitë i kishte mbajtur tatimin mbi pagën, duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë dhe për diferencën tatohej 13%.

Në fillim të vitit 2025, kur bëri deklarimin e të ardhurave personale, atij i rezultoi se duhet te paguante edhe rreth 107 mijë lekë tatim shtesë, sepse të dy pagat e tij u mblodhën dhe tatimi u rillogarit mbi një pagë të vetme, çka bëri që paga të kalonte kufirin prej 200 mijë lekë/muaj, mbi të cilën tatimi është 23%.

Individët që kanë dy punë kanë paguar në total një tatim shtesë prej rreth 2.2 miliardë lekësh, apo 22 milionë euro në vitin 2025, për të ardhurat që kishin realizuar nga punësimi përgjatë vitit 2024, krahas tatimit që u ishte mbajtur direkt nga paga përgjatë 2024-s. Në krahasim me vitin 2000, tatimi shtesë i paguar nga të dy punësuarit, pot huajës është katërfishuar.

E dhëna është bërë e ditur nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, e cila ka arkëtuar 2.197 miliardë lekë nga tatimi mbi deklaratën vjetore të të ardhurave individuale (DIVA), me një rritje prej 23% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Shuma e arkëtuar ka ardhur kryesisht nga individët me dy apo më shumë punë, të cilët vazhdojnë të jenë kontribuuesit kryesorë në deklarimet e DIVA-s, për shkak të tatimit shtesë që paguajnë nga rillogaritja e tatimit mbi pagat në fund të vitit.

Gjatë vitit të dypunësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në rastin konkret në vitin 2025, kur është bërë deklarimi i DIVA për vitin e mëparshëm, të dy pagat e marra gjatë vitit 2024 janë mbledhur bashkë dhe janë tatuar si një e vetme.

Kjo rrit ngarkesën fiskale për dy arsye. Së pari, sepse gjatë vitit individit i zbritej individualisht te secila punë, e ardhura e patatuar deri në 30 mijë lekë. P.sh. nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13% nga 30-100 mijë lekë.

Kur bëhet deklarimi i të ardhurave, në fillim të vitit të ardhshëm, pagat mblidhen dhe ai përjashtohet vetëm për 30 mijë lekëshin e parë.

Së dyti, nëse pagat e mbledhura e kalonin kufirin e 200 mijë lekë në muaj, shtesa tatohet me 23%. Psh nëse një individ ka dy paga me nga 100 dhe 140 mijë lekë në muaj, për diferencën prej 40 mijë lekë do të paguajë tatim prej 23%.

Kjo bën që individët me dy punë të paguajnë gjithnjë në fund të vitit tatimin shtesë mbi të ardhurat. Sa më të larta të ardhurat, aq më shumë është tatimi shtesë.

Në vitin 2025, pas një ndryshimi ligjor në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së patatueshme deri në 30 mijë lekë. Ndërsa kompania tjetër do të mbajë tatim mbi të gjithë të ardhurën, pa zbritje të ardhurës së patatuar deri në 30 mijë lekë. (tashmë kur je i dypunësuar vetëm një nga punëdhënësit e ka klikuar katrorin për të bërë zbritjen tatimore, subjektit tjetër nuk ia lejon sistemi).

Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do të mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm, nuk duhet të paguajë më.

Si rrjedhojë, kur është bërë deklarimi i të ardhurave të vitit 2025 (afati i fundit i të cilës ishte dje) i dypunësuari do të paguajë vetëm tatimin shtesë nëse paga e tij i ka kaluar 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tri linja ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe u ndalojnë iranianëve hyrjen në vend
Artikulli tjetër Rrëzohet një aeroplan transporti rus në Krime, 29 të vdekur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.