KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të zhdukurit në diktaturë, gërmimet e Komisionit Ndërkombëtar konfirmojnë 6 vendvarrime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të zhdukurit në diktaturë, gërmimet e Komisionit Ndërkombëtar konfirmojnë 6 vendvarrime
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Të zhdukurit në diktaturë, gërmimet e Komisionit Ndërkombëtar konfirmojnë 6 vendvarrime

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2025 5:08 pm
189 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

ICMP, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ka përfunduar sondazhet mbi 6 vendbanime të dyshuara, ku gjenden eshtrat e të vrarëve, të burgosurve dhe të pushkatuarve në diktaturë.

Në një takim të mbajtur në Tiranë nga ICMP dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, u prezantua puna e ekipit të arkeologëve dhe antropologëve, të cilët kryen sondazhe në 6 vendvarrime të dyshuara në Shkodër, Mirditë, Vlorë, Himarë dhe Kolonjë.

Ndërsa gjetjet e sondazheve të kryera, konfirmojnë prani eshtrash në këto 6 vendndodhje, raportet përfundimtare do t’u paraqiten autoriteteve në dhjetor të vitit 2025. Sandra Sostaric, përfaqësuese nga ICMP u ndal te gjetjet, duke u bazuar edhe te rilevimet dhe fotografimet nga afër të terrenit i cili në disa raste ishte i thyer dhe i vështirë për t’ u arritur.

Prej tre vitesh, megjithatë, pritet sërish një Vendim i Këshillit të Ministrave i cili do të autorizojë nisjen e gërmimeve në këto varreza.

Të dhënat që ofrojnë sondazhet, parimisht duhet t’i hapin udhë asaj, por pa miratimin e VKM-së është e pamundur nisja e zhvarrimeve e analizave, proces që përfshin, Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, Policinë e Shtetit, prokurorinë e përgjithshme, pushtetin vendor dhe të tjerë aktorë institucionalë.

Ndërsa kërkimi i eshtrave të të burgosurve politikë, të pushkatuarve në diktaturë është një hap thelbësor në përballjen e Shqipërisë me të shkuarën dhe qasjen e saj mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën për një varr, procesi është zvarritur prej vitesh, pavarësisht konventave të firmosura, zotimeve e detyrimeve të shtetit shqiptar dhe kërkesave e thirrjeve të Bashkimit Europian.

Sondazhet janë bërë në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, 2 vendvarrimeve në fshatin Shpal në Mirditë, një vendvarrim në Selenicë të Vlorës, një në Shën Vasil në Himarë dhe një në Shelegur, në qarkun e Kolonjës.

Këto janë 6 nga 120 vendvarrime të dyshuara, ndërsa procesi i sondazhit, është mbështetur nga ana logjistike nga ICMP-ja dhe Bashkimi Evropian.

Deri më tani, janë regjistruar rreth 400 aplikime nga familjarët e viktimave. Kërkimet do të përballen edhe me terrene që kanë tendencë rrëshqitjeje, zona malore, struktura të mbivendosura, probleme pronësie toke, administrimin e gjetjeve dhe analizat e And-së.

Ky është vetëm fillimi i një pune afatgjatë që synon të çojë drejt rezultateve konkrete për familjarët dhe shoqërinë.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi

Tashme janë 46, por fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë

Poloni/ Betejë pushteti mes Tusk dhe PiS – Kushtetuesja në ngërç

SHBA: Gratë para suksesit historik në zgjedhje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtari i Departamentit Amerikan të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin Soros
Artikulli tjetër Trump: “Do ketë të tjerë” që do ndiqen penalisht, pas ish-shefit të FBI-së Comey

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Identitete për 2 dollarë: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani
Analize Fokus Kryesore Opinion Rajoni Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit
Aktuale Analize Bota Politike 3 Nëntor, 2026
Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh
Analize Politike Rajoni Sociale 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.