KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tentuan të kontrabandonin mbi 2 mijë milingona nga Kenia, arrestohet kinezi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tentuan të kontrabandonin mbi 2 mijë milingona nga Kenia, arrestohet kinezi
AnalizeFokusSocialeTe TjeraZhvillim

Tentuan të kontrabandonin mbi 2 mijë milingona nga Kenia, arrestohet kinezi

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2026 11:38 am
179 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një shtetas kinez dhe bashkëpunëtori i tij kenian e kanë pësuar keq, duke përfunduar pas hekurave, pasi janë vënë nën akuzë për tregti të paligjshme të specieve të egra. Autoritetet në Kenia zbuluan një tentativë për të kontrabanduar më shumë se 2,000 milingona mbretëreshë të gjalla jashtë vendit.
Sipas hetimeve, Zhang Kequn u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Nairobi, pasi në bagazhin e tij u gjet një sasi e madhe insektesh, të fshehura në epruveta dhe të mbështjella me peceta për transport.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar të martën, u bë e ditur se Zhang i kishte blerë milingonat nga Charles Mwangi për rreth 10,000 shilinga keniane për çdo 100 copë. Të dy janë akuzuar edhe për komplot për kryerjen e një krimi të rëndë dhe aktualisht mbahen në paraburgim. Autoritetet keniane kanë ngritur shqetësimin për rritjen e kërkesës për milingonat e kopshtit në tregjet e Evropës dhe Azisë, ku ato përdoren nga koleksionistët si kafshë shtëpiake. Edhe pse nuk është konfirmuar nëse ky ishte destinacioni final i ngarkesës, bagazhi i Zhang kishte si destinacion Kinën.

Ndërkohë, Mwangi përballet edhe me një akuzë të dytë, pasi në një rast tjetër iu gjetën milingona të gjalla në posedim. Të dy të pandehurit kanë deklaruar pafajësi, ndërsa avokati i Zhang ka pretenduar se klientët e tij nuk ishin në dijeni se po shkelin ligjin dhe kishin synim të përfitonin ekonomikisht nga shitja jashtë vendit.
Çështja pritet të rikthehet në gjykatë më 27 mars, ndërsa hetimet vijojnë. Zyrtarë të Shërbimit të Jetës së Egër të Kenias kanë paralajmëruar se mund të ketë arrestime të tjera, pasi dyshohet për një rrjet më të gjerë të mbledhjes dhe trafikimit të milingonave në disa qytete. Ky nuk është rasti i parë i tillë në vend. Në maj të vitit të kaluar, një gjykatë keniane dënoi katër persona me burg ose gjobë për përpjekje të ngjashme për kontrabandimin e mijëra milingonave mbretëreshë drejt tregjeve ndërkombëtare.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
Artikulli tjetër Divorcet dhe dhuna në familje “çmendin” gjyqtarët e Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.