KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Terapi hormonale për transgjinorët, në QSUT
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Terapi hormonale për transgjinorët, në QSUT
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Terapi hormonale për transgjinorët, në QSUT

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 8:25 am
64 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Sipas udhëzimit, janë përcaktuar rregullat mjekësore dhe procedurat që duhet të ndiqen për çdo rast, si dhe mënyra se si pacientët do të monitorohen gjatë trajtimit. Synimi është që terapia të kryhet nën mbikëqyrje të plotë mjekësore, duke shmangur praktikat joformale që kanë ndodhur deri tani.

Trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, por vetëm pas vlerësimit të mjekëve specialistë dhe me pëlqimin e familjes. Në raste të veçanta, dhe vetëm pas një vlerësimi të detajuar, terapia mund të merret në konsideratë edhe për moshat mbi 14 vjeç.

Në dokument saktësohet se vendimi për nisjen e terapisë nuk është i thjeshtë dhe kërkon një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes psikologjike dhe emocionale të personit, si dhe aftësisë së tij për të kuptuar efektet e mundshme të trajtimit, përfshirë edhe ato afatgjata.

Terapia hormonale do të aplikohet sipas rastit: testosteron për personat transgjinorë nga femër në mashkull dhe estrogjen e anti-androgjenë për ata nga mashkull në femër.

Deri tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose të përdorin mënyra jozyrtare brenda vendit, gjë që ka sjellë kosto të larta dhe mungesë të kontrollit mjekësor.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lamtumira e “Zotave”, pse ky Botëror do të na bëjë të gjithëve të qajmë
Artikulli tjetër Botërori i SHBA-së rrezikon të njolloset para startit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.