KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Tigrat’ e Vlorës prodhuan vetëm 1% të energjisë neto, por marrin miliona euro qira
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Tigrat’ e Vlorës prodhuan vetëm 1% të energjisë neto, por marrin miliona euro qira
AnalizeKorrupsionKryesoreSociale

‘Tigrat’ e Vlorës prodhuan vetëm 1% të energjisë neto, por marrin miliona euro qira

Përditësimi i fundit: 10 Prill, 2026 8:26 am
212 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kur kriza e energjisë në fund të vitit 2021 u duk qartë në horizont qeveria shqiptare shpalli garën për të marrë me qira asete termike për të prodhuar një pjesë të energjisë me naftë.

Kjo procedurë rezultoi me “Dy Tigra” (termocentrale lundrues ne anije) që u vendosën në Vlorë në vjeshtën e vitit 2022.

Në fakt në atë kohë ende kjo blerje justifikohej me çmimet e larta të energjisë që në gusht 2022 arritën nivel rekord. Por teksa vitet kaluan dhe kriza u zbeh, dy termocentralet lundrues nuk u vunë asnjëherë në punë në formë të plotë për të justifikuar koston e tyre miliona euroshe dhe që asnjëherë nuk është bërë zyrtarisht e qartë.

Por të dhënat e fundit të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se në vitin 2025 dy termoncetralet prodhuan 77 mijë MWh energji. Kjo sasi përfaqëson vetëm 1 për qind të prodhimit neto vendas që ishte 7.44 milionë MWh.

Këto termocentrale raportohen si një nga asetet nën varësinë e KESH i cili zotëron gjithashtu tre hidrocentrale të Kaskadës së Lumit Drin, Termocentralin e Vlorës, si dhe impiantin fotovoltaik “Qyrsaq.

Kapaciteti total i instaluar në zotërim nga KESH sh.a. arrin në rreth 1,563 MW, nga të cilat kapaciteti i instaluar i HEC-ve në Kaskadën e Lumit Drin është 1,350 MW, TEC-i i Vlorës 98 MW, termocentralet lundruese Tigri 1 & Tigri 3 me kapacitet 110 MW, si dhe ai i impiantit.

Kostoja e lartë e prodhimit të energjisë

Prodhimi i energjisë nga gjeneruesit termikë ka rezultuar gjithmonë i shtrenjtë në raport më format e tjera duke e zhvlerësuar leverdishmërinë e një hapi të tillë.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë por kjo tashmë është rritur ndjeshëm duke pasur parasysh që afati që gjeneruesit mbeten të ankoruar në Vlorë është tejkaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestat ndalin autobusët në Tiranë

Autokrati që zgjodhi forcën përballë reflektimit!

Profesori austriak: Edi Rama, pa maskën që e njohin ndërkombëtarët!

Edi Rama është buzë greminës!

Champions/ Vijojnë sot sfidat, spikat Bayern – Arsenal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Artikulli tjetër Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Europa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Nëse prindërit e protestuesve do paguajnë dëmet, po Rama do paguajë për Ballukun?
Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Tetor, 2026
Qeveria gjeorgjiane akuzon BE-në për standard të dyfishtë me protestat në Shqipëri
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.