KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tkurret punësimi me 20 mijë persona, në 3-mujorin e tretë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tkurret punësimi me 20 mijë persona, në 3-mujorin e tretë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Tkurret punësimi me 20 mijë persona, në 3-mujorin e tretë

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 9:39 am
109 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit nga anketa e INSTAT tregojnë se në qershor-shtator numri i të punësuarve në grup-moshën 15-64 vjeç ra me 19,561 persona në krahasim me të njëjtën periudhe të 2024.

Teksa punësimi ra, papunësia mbeti në vend-numëro e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, duke sinjalizuar se, problemet kryesore lidhen jo me rritjen e personave që kërkojnë punë, por me tkurrjen e vetë forcës së punës.

Rënia e shpejtë e popullsisë po e bën të palexueshëm faktin se sa vende pune po hapen realisht nga zhvillimi ekonomik.

Duke analizuar të dhënat sipas grup-moshave shihet tkurrja më e fortë e numrit të të punësuarve është tek të rinjtë 15–29 vjeç mbi 11 mijë persona më pak të punësuar se një vit më parë.

Ky grup është ai që kontribuon më shumë në uljen e përgjithshme të punësimit dhe pasqyron se emigracioni i të rinjve vazhdon me ritme të larta. Edhe grup-mosha 30–64 vjeç ka pësuar rënie me mbi 8,500 persona, çka sugjeron se jo vetëm të rinjtë, por edhe punonjësit me eksperiencë po largohen nga tregu i punës, shpesh drejt emigracionit.

Krahas efektit demografik punësimi po ndikohet nga kriza që ka përfshirë sektorët me intensitet të lartë pune të tilla si industria dhe bujqësia. Shumë biznese, veçanërisht në sektorët që punësojnë numër të madh punonjësish si prodhimi fason po shkurton punonjës për shkak të falimenteve që po vijnë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe humbjet e kursit të këmbimit.

Nga ana tjetër nën-sektorët e ndërtimit, shërbimet dhe aktivitetet sezonale kanë ulur ritmet e rekrutimeve për shkak të kostove në rritje dhe presionit të pagave.

Zhvillimet demografike mbeten problematike. Popullsia në moshë pune po zvogëlohet, numri i të rinjve që hyjnë në treg vazhdon të bjerë, ndërsa emigracioni mbetet i lartë.

Në një treg pune me më pak ofertë punonjësish, ulja e punësimit reflekton tkurrje të fuqisë punëtore. Në tremujorin e tretë 2025 forca e punës në moshën 15-64 vjeç ishte 1,150,656 persona ose 20,344 persona më pak se në të njëjtën periudhe të një viti më parë, me tkurrje -1.7%.

Në vendet e zhvilluara ulja e punësimit sjell automatikisht rritje të papunësisë, por në Shqipëri një pjesë e atyre që humbin vendin e punës nuk regjistrohen si të papunë sepse janë të gatshëm të largohen jashtë vendit, ose zgjedhin të mos jenë aktivë në treg deri sa të gjejnë kushte më të favorshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Debat në gjyqin e vrasësit të Charlie Kirk
Artikulli tjetër Protesta e fermerëve grekë, bllokadë e re e paralajmëruar në portin e Selanikut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.