KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Uljan Shpataraku në gjykatë: “Nuk e njoh Ergys Agasin”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Uljan Shpataraku në gjykatë: “Nuk e njoh Ergys Agasin”
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Uljan Shpataraku në gjykatë: “Nuk e njoh Ergys Agasin”

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2026 1:31 pm
124 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpatarakut.

Ajo që bie në sy në këtë vendim gjyqësor të siguruar nga gazetari Elton Qyno, është rrëfimi i Shpatarakut, i cili ka surprizuar gjyqtaren e çështjes dhe prokurorët e pranishëm në seancë.

Sipas të arrestuarit Shpatarakut, ai nuk kishte asnjë njohje me Ergys Agasin, por takimi i tyre ditën e arrestimit, ka qënë në kondita të rastësishme në rrugë.

Ai ka pohuar në seancë se Agasin, e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe se sipas Shpatarakut, personi kur ka hipur në makinë i është prezantuar me emrin “Berti”.

“...po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi...”- ka pohuar në gjyq ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Shpataraku.

Sipas versionit të tij që dha në gjykatë, por sigurisht nuk u besua nga gjyqtarja e çështjes, ai nuk kishte asnjë njohje me Agasin.

Më tej në dëshminë e tij ai ka treguar si më poshtë vijon:

“...unë nuk e njoh Ergys Agasin. Po udhëtoja me automjet drejt Elbasanit dhe një person më ngriti dorën për autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frikë nga njerëzit që kanë hall në rrugë...”.

Por pavarësisht kësaj dëshmie ai nuk i ka shpëtuar masës së sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Ndërkohë për të rrëzuar këtë version të dhënë nga Shpataraku, SPAK ka urdhëruar ekspertimin kompjuterik të dy telefonave të tij “Iphone” të sekuestruar gjatë aksionit në fund të muajit Gusht 2026 në Durrës, ku ish-zyrtari i policisë u arrestua në të njëjtën makinë me Ergys Agadin.

Mësohet se dy telefonat kanë qënë të koduar. Ndërsa SPAK është përqëndruar dhe tek bisedat që ka kryer Shpataraku dhe Ergys Agasi në “Signal”.

Sipas burimeve, në dalje të zonës së Bradasheshit, Shpararaku ka konstatuar në ajër një dron që po i ndiqte dhe në këtë moment i ka thënë Ergys Agasit që t’i jepte makinës shpejt me qëllim për t’ju shmangur ndjekjes.

Por Agasi, e ka garantuar se nuk kishte asnjë rrezik pasi kishte biseduar se gjithçka ishte në rregull. Mirëpo në zonën e plepave në Durrës, makina e tyre është ndaluar nga policia, duke çuar në arrestimin e personit të kërkuar Ergys Agasi dhe ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh
Artikulli tjetër Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.