KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 11:50 am
102 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”. Në vitin 2022, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) përpunoi dhe publikoi disa tregues të testit ndërkombëtar të njohurive të 15-vjeçarëve (PISA).

Të dhënat treguan se nxënësit në 20 përqindëshin e fundit të popullsisë me të ardhura të ulëta kishin rezultate të dobëta në matematikë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Shqipëri 82% e nxënësve që vinin nga familje me të ardhura të ulëta kishin rezultate shumë të dobëta në matematikë.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë në Europë dhe Rajon të nxënësve të varfër që patën rezultatet më të ulëta në test. ETF në dukje se për Shqipërinë, ky tregues mund të shërbejë si një masë e vlefshme për të vlerësuar numrin e të rinjve vulnerabël dhe kërkesën e tyre potenciale për arsim.

Të dhënat tregojnë se jo të gjithë nxënësit në nevojë socio-ekonomike kanë vështirësi në arritjet mësimore, disa performojnë mirë pavarësisht rrethanave të tyre. Duke marrë parasysh si rezultatet e të nxënit ashtu edhe statusin socio-ekonomik, ky indikator identifikon nxënësit që përballen me barriera të shumëfishta ndaj arsimit dhe mundësive.

ETF vlerëson se identifikimi e këtij disavantazhi të dyfishtë ofron të dhëna për rritjen e mbështetjes për arsimin e të rinjve në nevojë.

Pothuajse në të gjitha vendet jo anëtare të BE më shumë se gjysma e nxënësve (që vijnë nga 20% e popullsisë me të ardhurave të ulëta) në shkolla janë në disavantazh arsimor dhe ekonomik, por në Shqipëri kjo është me lartë (82).

Në disa vende partnere të ETF si Palestina, Jordania, Kosova, Maroku dhe Uzbekistani, pothuajse të gjithë nxënësit e varfër janë në këtë kategori. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Moldavia dhe Mali i Zi gjithashtu kanë përqindje të larta të nxënësve të pa-favorizuar.

Në të kundërt, vende si Turqia, Izraeli, Kazakistani dhe Serbia kanë përqindje më të ulëta të nxënësve (në 20% më të ulët te të ardhurave) që kanë vështirësi akademike. Të dhënat tregojnë qartë se ka nevoja të mëdha për të ofruar arsim më të mirë për nxënësit vulnerabil.

Masat për përmirësimin e cilësisë së arritjeve mund të përfshijnë programe ri-shkollimi, ndihma financiare me fokus fëmijët e varfër, për të siguruar që nxënësit e pa-favorizuar të mund të kapërcejnë barrierat me të cilat përballen.

ETF rekomandon se Shqipëria bashkë vendet e tjera duhet të adresojnë njëkohësisht si faktorët akademikë ashtu edhe ata socio-ekonomikë për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në rezultatet arsimore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë
Artikulli tjetër Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.