KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Viti po mbyllet por e-Albania s’ka asistent me zë dhe figurë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Viti po mbyllet por e-Albania s’ka asistent me zë dhe figurë
AnalizeKomentKryesoreSociale

Viti po mbyllet por e-Albania s’ka asistent me zë dhe figurë

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 12:06 pm
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama kishte premtuar se fundi i këtij viti do ta gjente portalin e shërbimeve publike e-Albania me një asistent virtual me zë dhe figurë. Verifikimet tregojnë se platforma ende nuk e ka variantin 2.0 të asistentit virtual, teksa qytetarët shpesh hasin vështirësi për të marrë shërbimet online.

Nga Esmeralda Topi

 

Dhjetorin e shkuar, kur u prezantua për herë të parë asistenti virtual 1.0 si pjesë e platformës e-Albania, kryeministri premtoi se 2024 do të mbyllej me asistent të ri me zë dhe figurë.

“Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.”, premtoi kryeministri vjet në vigjile të ndërrimit të viteve.

Sipas kryeministrit asistenti virtual ishte një shërbëtor publik në dispozicion të qytetarëve në çdo orë për t’i ndihmuar ata të ndërvepronin me e-Albania e të merrnin shërbime pa pasur nevojë për ndihmë tjetër.

“Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.”, argumentonte Rama.

Fakt

Këtë fundvit, portali i shërbimeve publike e-Albania nuk e ka shërbëtorin publik me zë dhe me figurë, sikurse premtoi kryeministri.

Ndihmësi virtual i krijuar përmes inteligjencës artificiale vijon të jetë në formën e një programi kompjuterik ku qytetarët mund të ndërveprojnë përmes pyetje-përgjigjeve të shkruara.

Gjatë një konference rajonale me fokus teknologjinë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Linda Karçanaj deklaroi se versioni i ri 2.0 do të niste vitin e ardhshëm.

Për të mësuar arsyet e shtyrjes së afatit mbi versionin e ‘shërbyesit publik’ me zë dhe figurë, Faktoje.al iu drejtua AKSHI-t.

Deri në një përgjigje zyrtare nga AKSH-i, ju drejtuam edhe të ‘zotit të punës’.

“Unë jam Asistenti virtual 1.0, i krijuar për t’ju ndihmuar për të përdorur shërbimet elektronike në platformën e-Albania. Aktualisht, nuk kam aftësinë për të komunikuar me zë ose të shfaqem në formën e figurës” – u përgjigj asistenti në e-Albania.

Përfundim

Nisur nga verifikimet e bëra, premtimin e kryeministrit Edi Rama se brenda 2024 asistenti virtual në e-Albania do të ishte me zë dhe figurë, e kategorizojmë të pambajtur.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë

Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë

Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024
Artikulli tjetër Gol në fund, Roco Vata nderon Watfordin, i dhuron fitoren

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri
Analize Bota Finance Sociale Te Tjera Zhvillim 19 Tetor, 2026
Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Fokus Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.