Prej disa ditësh tashmë vendi ynë është “pushtuar” nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë orëve të natës, si pasojë e erës së fortë në zonën e Llogarasë në Vlorë, disa pemë janë rrëzuar, gjë e cila ka shkaktuar edhe bllokim të këtij segmenti rrugor.
Gjithashtu, si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, momentalisht zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.
Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji.
Marrë nga Newsbomb.al