KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 2:16 pm
16 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Lartë njoftoi të martën se ka vendosur të shtyjë seancat gjyqësore deri në një afat të pacaktuar, pasi zjarri i shkaktuar gjatë protestave antiqeveritare të së shtunës dëmtoi infrastrukturën e institucionit dhe dokumentacionin gjyqësor.

Sipas njoftimit zyrtar, zjarri i 17 tetorit ka shkaktuar dëme materiale në ambientet e gjykatës, përfshirë edhe dosje gjyqësore, duke cenuar kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë së institucionit më të lartë gjyqësor në vend.

“Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor”, deklaroi Gjykata e Lartë.

Institucioni bëri të ditur se të gjitha seancat e planifikuara do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve me natyrë urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve.

Gjykata nuk dha një shifër për numrin e dosjeve të dëmtuara dhe as një afat se kur pritet të rikthehet veprimtaria normale.

Sipas njoftimit, personat që rezultojnë të prekur nga dëmtimi i dokumentacionit gjyqësor do të informohen individualisht, ndërsa datat e reja të seancave do të publikohen përmes faqes zyrtare të institucionit.

Gjykata e Lartë e cilësoi situatën si të paprecedentë dhe kërkoi mirëkuptimin e palëve ndërgjyqëse dhe avokatëve për vonesat që mund të shkaktohen.

Dëmtimi i institucionit vjen në mesin e një vale protestash antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë prej më shumë se një jave. Të udhëhequra kryesisht nga të rinj dhe studentë, protestat kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion, mungesë perspektive ekonomike dhe koston e lartë të jetesës.

Protestat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe ato të gazetarëve kanë ngritur shqetësime për përdorimin e forcës nga policia dhe arrestimet masive të protestuesve, përfshirë të mitur.

Dëmtimi i dosjeve dhe ndërprerja e seancave në Gjykatën e Lartë shtojnë pasojat institucionale të trazirave, duke krijuar pasiguri për palët që presin shqyrtimin e çështjeve të tyre gjyqësore.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Ideologu i Vladimir Putin kërkon front shqiptaro-serb kundër “globalistëve të BE-së”

OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale

Ish-deputeti socialist sfidon kryeministrin: “Dhe 2.500 euro për policët, ofroj 10.000 euro për këdo që të hedh në plehëra

Prokuroria Speciale e Kosovës: Botet me karburant mbusheshin me ujë rrugës dhe niseshin drejt Prishtinës, nafta shitej në tregun e zi, në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale
Artikulli tjetër Ideologu i Vladimir Putin kërkon front shqiptaro-serb kundër “globalistëve të BE-së”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mes protestave në Tiranë, Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Rama u nxjerr inatin deputetëve të vetë: Mos krijoni përshtypjen se jeni fshehur
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Studentët e universitetit të Durrësit shkruajnë me spraj muret e godinës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.