Barazim spektakolar 2-2 mes Vllaznisë dhe Partizanit, në përballjen e mbajtur në “Loro Boriçi”. Kryeqytetasit realizuan me Mba, pas 15 minutash lojë. Shkodranët u kundërpërgjigjën në minutën e 42-të, Stojanovic.
Ekipi i Brdaric u fut i motivuar në pjesën e dytë, teksa do ishte Esat Mala ai që do përmbyste shifrat. Në fundin e sfidës, sërish Mba bëri gjithçka mirë, duke i dhuruar një pikë Partizanit.