Mbrëmja e djeshme në Conference League solli plot emocione dhe gola, teksa në nëntë takimet e para të raundit të pestë u shënuan gjithsej 26 gola.
Shkëndija zhvilloi një duel perfekt para tifozëve të vet, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Slovan Bratislavës. Skuadra tetovare kaloi në avantazh pas një autogoli të mysafirëve, ndërsa Sebastian Spahia vulosi suksesin me një finalizim të saktë. Me këtë triumf, Shkëndija arrin kuotën e 7 pikëve dhe pozicionohet aktualisht në vendin e 19-të të renditjes.
Ndërkohë, Drita nuk arriti të përballonte presionin e AZ Alkmaar, një skuadër me shumë përvojë në arenën europiane. Holandezët fituan me shifrat 0-3 në “Fadil Vokrri”, duke e lënë kampionen kosovare në kuotën e 8 pikëve. Pavarësisht humbjes, Drita mbetet ende me gjasa për kualifikim.
Marrë nga Lapsi.al