Këtë të premte në Zvicër u mbajt shorti i UEFA Champions League, ku skuadrat mësuan rivalët që do kenë përballë në 1/8. Goglat rezervuan duele interesante, teksa nuk munguan përplasjet e gjigandëve të futbollit europian.
Liverpool ka një pengesë të madhe përpara, teksa duhet të masë forcat me PSG-në. The Reds kanë zhvilluar një edicion mjaft të mirë deri më tani dhe do përpiqet që të tregojë veten ndaj një rivali aspak të këndshëm.
Interi, skuadra e vetme italiane në Champions “gjen” Feyenoordin. Dortmund do ndeshet me Lille, ndërsa për t’u parë mbetet dueli Brugge-Aston Villa.
Me fat mund të konsiderohet Barcelona, pasi do ketë kundërshtar Benfican. Një emër shumë i njohur për katalanasit, pasi janë “përplasur” edhe gjatë fazës së parë të ligës.
Sa i takon datave të ndeshjeve, ato do të mbahen më 4-5 mars dhe 11-12 mars, finalja finalja e Champions League është programuar më 31 maj në Mynih.