KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Knicks triumfojnë pas 52 vitesh, fitojnë NBA Cup
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Knicks triumfojnë pas 52 vitesh, fitojnë NBA Cup
AktualeAnalizeSporti

Knicks triumfojnë pas 52 vitesh, fitojnë NBA Cup

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2025 9:49 am
145 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

New York Knicks janë shpallur kampionë të NBA Cup, duke mposhtur San Antonio Spurs me rezultatin 124–113 në finalen e zhvilluar në Las Vegas. Ky sukses historik shënon trofeun e parë për Knicks pas 52 vitesh pritjeje, që nga fitimi i titullit NBA në vitin 1973, dhe një moment shumë i rëndësishëm për një nga skuadrat më tradicionale të ligës.

Finalja nisi më mirë për Spurs, të cilët kryesuan deri në minutat e fundit të çerekut të tretë dhe arritën avantazhin maksimal 11 pikë (81–92). Megjithatë, nga ai moment e tutje, Knicks realizuan një seri vendimtare 43–21, duke dominuar plotësisht fundin e ndeshjes dhe duke treguar përvojë dhe qetësi në momentet kyçe.

Jalen Brunson u shpall MVP i turneut, duke konfirmuar rolin e tij udhëheqës. Në finale ai kontribuoi me 25 pikë dhe 8 asistime, ndërsa në ndeshjet e mëparshme kishte realizuar 40 pikë në gjysmëfinale dhe 35 në çerekfinale. Pas ndeshjes, Brunson vlerësoi maksimalisht kontributin e shokëve të skuadrës, duke theksuar sakrificën dhe shpirtin luftarak të tyre.

Anunoby ishte shënuesi më i mirë për Knicks me 28 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Mitchell Robinson ishte vendimtar nën kosh, duke kapur 15 topa, 10 prej tyre ofensivë. Knicks dominuan dukshëm në kërcime, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes.

Për Spurs, humbja ishte e hidhur, sidomos pas eliminimit të Lakers dhe Thunder në fazat e mëparshme. Victor Wembanyama realizoi 18 pikë, por nuk arriti ta ndryshonte fatin e finales. Përveç lavdisë sportive, çdo lojtar i Knicks do të përfitojë 530 mijë dollarë si shpërblim për triumfin në NBA Cup.

 

Marrë nga SyriTv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez
Artikulli tjetër Sulmi terrorist në Australi/ Autori akuzohet për 59 vepra penale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.