Skuadra e San Antonio vijon formën fantastike, teksa të enjten në mbrëmje regjistroi edhe fitoren e 11-të radhazi në NBA, duke qenë ekipi më në formë për momentin. Spurs triumfuan 126-110 në fushën e Brooklyn, me 7 lojtarë të ekipit mik që realizuan mbi 10 pikë (Champagnie me 26 pikë më i miri).
Houston konsolidon vendin e tretë në Perëndim pas fitores 113-108 ndaj Orlando. Kevin Durant ishte protagonist në parket për skuadrën teksane, duke qenë autor i 40 pikëve.
Marrë nga NBA.com